Përfundon semestri Veror i Vitit Akademik 2017/18

Përshëndetje të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se ligjëratat dhe ushtrimet e Semestrit Veror  të vitit Akademik 2017/18  përfundojnë me dt. 30 maj 2018 (e mërkure), kjo nënkupton që të gjitha aktivitetet akademike (ligjëratat dhe ushtrimet)  do të mbahen sipas orarit të tyre të rregullt edhe ditën e mërkure pra më 30 maj  2018.

Kolegji ISPE ju falënderon për bashkëpunimin tuaj përgjatë gjithë Vitit Akademik  2017/18. Njëkohësisht ju uron shumë suksese në provimet e Afatit të Qershorit 2018.

Gjithë të mirat

 

 

Comments are closed.