10 ARSYE PSE DUHET TË STUDIONI NË KOLEGJIN ISPE!

 

1.Literatura Falas!

Studentët e Kolegjit ISPE do të pajisen me literaturë në formë të shtypur (hard copy) dhe atë elektronike pa pasur nevojë që të paguajnë për këto shërbime! Bibliotekat e Kolegjit ISPE janë të pasura me literaturë vendore dhe botërore, materiale, revista, dhe studime hulumtuese.

 

2.Praktikat dhe Punësimi

Studentëve do t’i ofrohet mundësia që të jenë të angazhuar në projekte të ndryshme të cilat i zhvillon Kolegji ISPE me partner të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar. Përveç praktikës, studentët do të kenë mundësinë që të punësohen në shumë sektor të cilët janë relevant me fushën e tyre të studimeve dhe kështu të vetë-nancojnë studimet e tyre.

 

3.Programi i Bursave

.Bursa të cilat ofrohen nga Kolegji ISPE në formë të zbritjeve nga pagesa e studimeve, po ashtu mundësi në bursa të cilat i ofrojnë organizata dhe institucione të ndryshme me të cilat Kolegji ISPE ka bashkëpunim, si DAAD (Deutscher Akademischer Austausch Diens) KAS (Kosovo Academic Service) FES (Friedrich Ebert-Stiftung).

 

4.Këndi i NATO-s

Këndi i NATO-s është biblioteka e parë në Kosovë e cila vjen si rrjedhojë e një marrëveshjeje dhe bashkpunimi të ngushtë mes Kolegjit ISPE dhe NATO-s. Ky kënd i cili gjendet në Kolegjin ISPE dhe është i hapur për të gjithë vizitorët lokal dhe internacional pa dallim, përfshinë literaturë e cila prek më së shumti fushën e Sigurisë.

 

5.Kurset e gjuhëve të huaja Falas!

Gjuhë Angleze – Gjuhë Gjermane

 

 

6.Sistemi i Informimit të Studentëve

Sistem elektronik i informimit u mundëson studentëve qasje online dhe të përhershme në Kolegjin ISPE, kudo që ata ndodhen. Qasje të ligjëratave, literaturës dhe njoftimeve, paraqitjes së provimeve, rezultateve të notave, komunikim me profesor vendor dhe ndërkombëtar të angazhuar në Kolegjin ISPE.

 

 

7.Bashkpunimi me Universitete botërore!

Kolegji ISPE ka nënshkruar marrëveshje bashkpunimi me shumë universitete ndërkombëtare! Disa nga këto universitete janë : Universiteti i Bremenit (Gjermani), Universiteti i Heidelberg-ut (Gjermani), Universiteti i Regensburgut (Gjermani), Universiteti i Gloucestershire (Angli), etj.

 

 

8.Ligjëratat, Trajnimet dhe Kurset e veçanta

Kolegji ISPE përkujdeset që koha e studentëve të jetë sa më produktive akademikisht! Profesorë ndërkombëtar si Daniel Serwer, Begnt Beutler, Gen (ret.) Karl Heinz Lather, Gen (ret.) Klaus Reinhardt, dhe shumë personalitete tjera vizitojnë shpesh Kolegjin ISPE për të mbajtur ligjërata dhe trajnime në lidhje me tema të ndryshme!

 

 

9.Organizata e Studentëve Evropian

Organizata e Studentëve Evropian është një trup shumë i rëndësishëm i Kolegjit ISPE sepse përfaqëson zërin e studentëve ,promovon edukimin shëndetësor, kulturor, mjedisor, të drejta e njeriut, demokracinë, dhe fushat e tjera të ndërlidhura për zhvillim dhe integrim të gjithëmbarshëm të rinisë në nivelin lokal por edhe më gjerë

 

 

10.Biblioteka Evropiane

Biblioteka Evropiane përbën një mundësi për të gjithë studentët Kosovarë të interesuar në çështjet Evropiane, duke lluar nga Bashkimi Evropian, struktura dhe institucionet e BE-së, histori dhe materiale hulumtuese në lidhje me Politikat e BE-së dhe shumëçka tjetër! Literatura mund të gjendet në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane

Comments are closed.