Sot, Zv shefi i EULEX-it mbajti një ligjeratë për studentët e Kolegjit ISPE,
Tema mbi rolin dhe misionin e EULEX-it në Kosovë të cilën ai ligjeroi u përcjell me shumë interes nga studentët e Kolegjit ISPE dhe media e pranishme.
Në ligjëratën e tij ai u ndal tek sfidat me të cilat është përballur dhe vazhdon të përballet EULEX-i në Kosovë; rolin e gjyqatarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në sistemin Kosovar të drejtësisë, sfidat me të cilat përballet Kosova në sundimin e ligjit, roli i EULEX-it në veri. Kontributi konkret i EULEX-it në luftimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë ishin gjithashtu pjesë e ligjëratës së tij.
Në përfudnim të ligjëratës së tij Zv. Shefi i EULEX-it gjithashtu iu përgjigjë edhe pyetjeve të studentëve.