Duke marrë parasysh situatën aktuale ndërkombëtare dhe në veçanti atë që ka të bëjë me integrimet evropiane dhe çështjet e sigurisë, ndër idetë e shumta për ballkanin, është edhe ideja e unionit ballkanik.
Pikërisht për këtë temë sot para studentëve të Kolegjit ISPE ka mbajtur një ligjëratë Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, z.Hajredin Kuçi.
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se paraprakisht para se të jetësohen ide të tilla do të duhej një ndryshim ambientit shoqëror dhe atij politik. Për këtë tha ai, është e nevojshme njohja ndërmjet shteteve ballkanit dhe vet përmirësimi i raporteve ndërmjet tyre.
Studentët e Kolegjit ISPE patën rastin të bashkëbisedojnë me z.Hajredin Kuçi për disa prej çështjeve aktuale në skenën politike, me theks të veçantë idenë e lartëpërmendur të unionit ballkanik.
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se beson se Kolegji ISPE dhe drejtimi i integrimeve evropiane janë në veçanti pjesë e përgatitjes të studentëve dhe të rinjëve tanë për tregun jashtë Kosovës.