Zëvendëskryeministri Kelmendi mbajti ligjëratë për studentët e Kolegjit ISPE

ramiz

 

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Ramiz Kelmendi sot ka vizituar Kolegjin ISPE,  gjatë së cilës ai ka zhvilluar një takim me rektorin e Kolegjit ISPE për të vazhduar pastaj me një ligjëratë të cilën ai e mbajti para studentëve të Kolegjit ISPE. 

Në këtë ligjëratë Zëvendëskryeministri Kelmendi shpalosi historikun e tij si ndërmarrës që nga hapat e parë të biznesit të tij dhe deri më sot. Ai në pika të shkurtëra përshkruajti sfidat me të cilat është ballafaquar si ndërmarrës gjatë dhe pas luftës si dhe rritjen e ndërmarrjes së tij.

Studentët patën rastin të ndëgjojnë nga z.Kelmendi informata me rëndësi kryesisht të aspekteve menaxhuse dhe këshilluese për zhvilimin e ndërmarrësisë dhe të bërit biznes.

Zëvendëskryeministri Kelmendi gjatë kësaj ligjërate gjithashtu përmendi edhe angazhimin  qeverisë së Republikës së Kosovës për të krijuar lehtësira dhe ambient sa më të përshtatshëm për zhvillimin e bizneseve.

Comments are closed.