Z. ARBAN ABRASHI MBAJTI LIGJËRATË PARA STUDENTËVE TË KOLEGJIT ISPE

Arban Abrashi

Sot në Kolegjin ISPE patëm të ftuar kandidatin për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Arban Abrashi në një debat me studentët.

Përgjatë debatit z. Abrashi u koncentrua më shumë në projektet konkrete që ai ka, në rast se fiton garën e balotazhit që zhvillohet me 19 Nëntor.

Ai potencoi që përmes qindra takimeve që ka pasur me qytetarët e komunës së Prishtinës ka evidentuar shumë probleme të tyre, të cilat me raste kanë qenë fatkeqësisht edhe bazike sipas z. Abrashi.

Kandidati në fjalë kryesisht u koncentrua në plan programin e tij të cilin synon që ta realizoj përgjatë periudhës 2017-2021 në rast të fitores.

Pikat kyçe të tij ishin investimet në shëndetësi ku planifikohet ndërtimi i dy qendrave të mjekësisë familjare, të ndërtohet spitali i Prishtinës dhe punësimi i afro 100 specializantëve mobil të cilët do t’i shërbenin invalidëve, moshës së shtyrë dhe grave shtatzëna nëpër shtëpitë e tyre.

Pikë tjetër me rëndësi ishte edhe fondi i punësimit të cilin z.Abrashi tha që ‘’ përmes të hyrave vetanake të komunës mund të ndahet një fond i caktuar fillimisht prej 1 milion euro për përkrahjen e bizneseve të reja me ide kreative dhe funksionale që mund të gjerojnë vende të reja të punës.

Ai përmendi me fokus të veçantë edhe zonën ekonomike, zgjerimin e rrjetit të termokosit, arsimin ku u cek ndërtimi i minimum 7 shkollave të reja të cilat do të jenë në vendbanime më të mëdha ku përmes këtyre investimeve do të largohej ndërrimi i tretë nëpër shumë shkolla.

z.Abrashi gjithashtu premtoi që tatimi në pronë i cili është ngritur në 400% e nuk është rikthyer me investime do të ulet në shifrat e vitit 2013.

Gjithashtu kandidati i LDK-së u ballafaqua edhe me pyetjet e shumta nga studentët të cilat kishin të bënin me trafikun urban, problemet e komunikacionet në kohën e pikut dhe parkingjet, për top 3 prioritet e tij por gjithashtu nuk mbeti pa u pyetur edhe rreth koalicioneve të mundshme para balotazhit të 19 Nëntorit, ku z.Abrashi potencoi se janë në bisedime më të detajzuara me Aleancën Kosova e Re.

Kolegji ISPE do të vazhdoj që të organizojë debatet e këtilla me kandidatët e balotazhit me qëllimin që studentët tanë të kenë rastin nga afër të dëgjojnë dhe t’i pyesin kandidatët e komunave të tyre përkatëse.

Comments are closed.