Z. AGIM ALIU MBAJTI LIGJËRATË PARA STUDENTËVE TË KOLEGJIT ISPE

Agim Aliu

Sot në Kolegjin ISPE patëm të ftuar kandidatin për kryetar të Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu në një debat me studentët.

Përgjatë debatit z.Aliu u koncentrua më shumë në projektet konkrete që ai ka, në rast se fiton garën e balotazhit që zhvillohet me 19 Nëntor.

Ai potencoi që Ferizaj ka nevojë që të funksionalizoj zyrën e Integrimeve Evropiane me njerëz që kanë shkollim adekuat për të udhëhequr me këtë dikaster, në mënyrë që Komuna e Ferizajt të jetë sa më efektive në plotësimin e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian për qeverisje lokale.

Gjithashtu projektet e z.Aliu janë të ndërlidhura ngushtë me mundësinë e marrjes së fondeve që ndanë Bashkimi Evropian prej mekanizmave të tij, siç është rasti i fondeve ‘IPA II’ ku BE për periudhën 2014-2020 ndanë rreth 645 milionë euro për vendet që janë potencialisht kandidate për t’u antarësuar në BE, ku bënë pjesë edhe Republika e Kosovës.
Studentët e Kolegjit ISPE gjithashtu patën rastin që t’a ballafaqojnë kandidatin me pyetjet e tyre, ku ata ishin të interesuar të dijnë se sa dhe në çfarë forme do përkrahen studentët e komunës së Ferizajt dhe u pyet gjithashtu për top tre prioritetet e tij në rast se zgjidhet kryetar.
Z.Aliu tregoj që aktualisht përveç bursave komunale nuk ka ndonjë fond të veçantë për përkrahjen e studentëve mirëpo ai do të përkrahë studentët edhe në bazë të kërkesave individuale që do t’i bëjnë.

Ai u ndal edhe në çështjen e problemeve të trafikut dhe hekurudhës ku prezentoj planin e tij për zgjidhjen e këtij problemi, poashtu u diskutua edhe për gjendjen e klubeve të sportit në Ferizaj për të cilat kandidati në fjalë prezentoj një zgjidhje të shpejtë dhe funksionale, kurse në top tre prioritetet e tij theks të veçantë ju dha arsimit, biznesit dhe rinisë.

Kolegji ISPE do të vazhdoj që të organizojë debatet e këtilla me kandidatët e raundit të balotazhit me qëllimin që studentët tanë të kenë rastin nga afër të dëgjojnë dhe t’i pyesin kandidatët e komunave të tyre përkatëse.

Comments are closed.