Të nderuar studentë dhe kolegë,
Viti 2014 ishte vit i sfidave dhe i fitoreve të rëndësishme për Kolegjin ISPE, pjesë e të cilave ishit edhe ju. Së bashku punuam shumë në fusha të ndryshme të studimeve dhe gjithashtu kaluam momente të këndshme të jetës kulturore, shoqërore dhe sportive. Në momente të vështira ishim pranë njëri -tjetrit dhe bëmë zgjidhjet e duhura profesionale.
Tani po na pret viti i ri 2015 dhe ne urojmë që për të gjithë ju, të jetë vit i përmbushjes së qëllimeve tuaja personale, vit i prosperitetit dhe i lumturisë për ju dhe familjet tuaja.
Jemi krenar me punën tonë të përbashkët!
Me respekt,
Karl Heinz Lather (Gen), Kryetar i Këshillit të Kolegjit ISPE
Dr. Avni Mazrreku, Drejtor i Kolegjit ISPE