Gjen. Karl Heinz Lather
Gjeneral Karl Heinz Lather ka lindur në Kehna, Marburg në vitin 1948. Jeta e tij ushtarake fillon që nga viti 1968 atëherë kur ka filluar trajnimet për t’u bërë zyrtar për Artileri. Ai i’u bashkua Batalionit të Armatosur të Artilerisë 135 në Wetzlar në vitin 1970 dhe ka shërbyer si instruktor në Shkollën e Artilerisë, Idar Oberstein para se të merr komandën për Batalionin e Artilerisë Fushore 21 në Schwalmstadt. Që nga ajo kohë, ai ka shërbyer për divizione dhe batalione të ndryshme ushtarake. Ka qenë komandant i SFOR-it në kohën kur NATO ka hyrë në Kosovë dhe ka përvojë të konsideruar në operacionet e NATO-s në kuptimin ushtarak dhe atë politik. Gjen. Lather është gjeneral me katër yje dhe i nderuar me shumë tituj.
Gjeneral Lather është ligjërues dhe anëtar i Këshillit të Kolegjit ISPE.
Prof. Bajram Nuhiu
Studimet universitare i ka përfunduar në Shkollën e Lartë Pedagogjike (SHLP) në drejtimin Fizikë – Kimi në Prishtinë, Politikat e Sigurisë dhe studimet Master në Studime Evropiane – Politikat e BE-së në Kolegjin ISPE. Eshtë kandidat për doktoraturë ne Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit. Ka kryer trajnime të ndryshme profesionale brenda dhe jashtë vendit duke përfshirë Programin e Liderëve në Studime të Avancuara të Sigurisë në Qendren “George C. Marshall – European Center for Security Studies” në Gjermani dhe në Qendrën ILAE në Hungari.
Punon në Policinë e Kosovës dhe është ligjërues në Kolegjin ISPE.
Prof. Dr. Shkëndi Çili
Ka lindur në Labinot- Fushë, Elbasan më datë 20 Mars 1987. Ka studiuar pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, në profilin e Shkencave Sociale në degën: Filozofi- Sociologji. Eshtë specializuar pranë Universitetit Europian të Tiranës në profilin Ekonomik, në degën: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe të Karrierës. Në vijimësi të jetës së saj akademike, ka ndjekur studimet në UET dhe është profilizuar si juriste dhe Doktor Shkencash në fushën juridike, në profilin e drejtë private.
Ka punuar si kordinatore pranë Medias Mapo në Tiranë si dhe për disa vite radhazi si juriste pranë Drejtorisë së Arkivit Qëndror të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë. Eshtë autore e disa artikujve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.
Aktualisht është ligjëruese e rregullt pranë Kolegjit ISPE.
Dr. Rifat Demalija
Ka përfunduar studimet Doktorale në vitin 2011 për Shkenca Politike dhe Marrëdhenie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës, Shqipëri. Që prej vitit 1999 është i angazhuar në organizata joqeveritare në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Ai ka një eksperiencë të larmishme si aktivist i shquar, trajner, drejtues dhe koordinator i shumë projekteve me partner nga vende të ndryshme.
Dr. Demalija është themelues i Qendrës për Progres Rinor dhe prej vitit 2014 është pikë kontakti për programin Erasmus+ (Youth in Action) në Shqipëri. Ai merr vazhdimisht pjesë në konferenca shkencore dhe projekte ndërkombëtare.
Aktualisht është ligjërues në Kolegjin ISPE.
Dr. Petrit Perhati
Ka lindur në shkurt të vitit 1963 në Dibër, Shqipëri. Në korrik të vitit 1986 është diplomuar “Financier i Lartë” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Nga viti 1987 deri në 1992 ka punuar si specialist finance, auditues i rrethit Dibër dhe nga viti 1992 -1995 si kryetar i degës ekonomike në ndërmarrjen tregtare të rrethit Dibër. Nga viti 1996 e në vazhdim deri ne vitin 2014 ka punuar si drejtues i departamentit ekonomik në disa shoqëri publike dhe private me qendër në Tiranë, me shtrirje të aktivitetit të tyre në disa rajone të Republikës së Shqipërisë.
Me një përvojë të gjatë në fushën e menaxhimit të financave ai njihet si profesionist i kualifikuar. Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj shkencore në revista brenda dhe jashtë Shqiperisë.
Në vitin 2012 ka kryer studimet doktorale pranë Universitetit Europian të Tiranës në Shkenca Ekonomike, profili Menaxhim.
Dr. Muhamet Berisha
Në vitin 2002, ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik. Në vitin 2012, studimet master në Universitetin e Prishtinës dhe ka marrë gradën akademike Master i Shkencave Juridiko- Ndërkombëtare (Ma.Sc), dhe në vitin 2016 ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin Europian të Tiranës, në profilin e Drejta Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën shkencore “Doktor i shkencave”.
Autor i shumë punimeve shkencore, ka marrë pjesë në programe të ndryshme trajnuese, në shumë seminare dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me çështjet e sigurisë, duke përfshirë edhe studimet e avancuara të sigurisë në Akademin Ndërkombëtare të Forcave të Zbatimit të Ligjit në Budapest Hungari dhe Roswell-SHBA (Academic Criminal Justice Training and Anti Corruption Policy Forum) dhe Forcimi i Lidershipit-Universiteti Amerikan në Bullgari.
Ai ka qenë kryesues dhe anëtar i shumë grupeve punuese qeveritare për hartimin e ligjeve, legjislacionit sekondar dhe strategjive në nivel kombëtar.
Prof. Naim Gashi
Ka lindur më 05.12.1976 në Dobërdol të Podujevës.
Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, studimet master në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni, ndërsa aktualisht vazhdon studimet e doktoratës. Ka përvojë akademike dhe profesionale në Austri, Itali dhe Britani të Madhe.
Për 10 vite është marrë me media dhe botime, është themelues i një kompanie që merret me këshillim biznesi, ndërsa ka ideuar dhe menaxhuar projekte të rëndësishme në sektorin privat në Kosovë. Është anëtar i Bordit të RTK-së (Radio Televizionit të Kosovës) dhe kryetar i Komisionit për Auditim në transmetuesin publik.
Z. Gashi është analist dhe kolumnist i çështjeve ekonomike në shumë media vendore dhe ndërkombëtare.
Ligjëron lëndët: Makroekonomi dhe Bashkim Ekonomik dhe Monetar.
Prof. Behxhet Dibrani
Prof. Behxhet Dibrani (PHD Candidate), ka përfunduar studimet themelore në vitin 2000 në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik Departamenti i Historisë, ku gjithashtu kreu studimet Master, drejtimi Histori Moderne në vitin 2010. Aktualisht vazhdon studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 2000 deri 2009 ka punuar në UNMIK, ndërsa nga viti 2010 punon në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, aktualisht është ligjërues në Kolegjin ISPE.
Abdullah Jashari
Ka mbaruar studimet universitare dhe pas universitare në fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore dega e Matematikës në Universitetin e Prishtinës. Z. Jashari ka kryer vizita studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Universitetin Tawson në Maryland me programin SEEYLI.
Z. Jashari aktualisht është asistent ligjërues në Kolegjin ISPE.
Leutrim Morina
I diplomuar në programin Studime të Integruara Evropiane. Gjatë studimeve ai ka qenë kryetar i Organizatës së Studentëve Evropian të Kolegjit ISPE dhe më pas është angazhuar vazhdimisht në aktivitete të ndryshme rinore duke përfshirë: intershipe, shkolla verore, konferenca, trajnime. Ai është fitues i bursave të ndryshme studimore dhe anëtar i gjeneratës së 16-të në shkollën politike – Prishtina Institute for Political Studies – PIPS.
Akutalisht është i angazhuar si asistent në Kolegjin ISPE.
Dr. Fatbardha Shpati
Në vitet 2004-2009, ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Departamenti i Hortikulturës dhe është diplomuar në Inxhinieri Agrare, profili hortikuturë dhe mbrojtje bimësh, diplomë e integruar e nivelit të dytë (DND).
Nga viti 2009-2011 ka përfunduar studimet në nivelin Master i Shkencave (MSc) në Hortikulturë. Në vitin 2017 pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ka marë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në fushën “Bujqësi dhe Mjedis”.
Ka punuar në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe në Kolegjin Universitar “Qiriazi” si Përgjegjëse e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë.
Është autore e publikimeve në revista shkencore.
Dr. Oreta Saliaj
Dr. Oreta Saliaj në vitin 2006 ka perfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2011 merr titullin Magjistër (MSc) në fushën e Administrimit Publik në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), Maqedoni. Në vitin 2014 merr titullin Doktor Shekncash (Dr.) në disiplinën e Shkencave Politike pranë Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Maqedoni. Ka shkruar një sërë punimesh shkencore të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Llokman Mirtezani
Ka kryer Studimet universitare në Universitetin e Tetovës, kurse ato pas universitare dhe të doktoraturës i ka përfunduar në Universitetin “Kirili e Metodi” në Shkup në fushën e integrimeve Evropiane. Për një kohë të gjatë ka punuar si përkthyes i shumë librave akademike dhe ekspert i çështjeve evropiane në shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare. Ka botuar disa punime shkencore nga fusha e politikës dhe menaxhimit publik, si dhe nga fusha e integrimeve evropiane. Aktualisht është ligjerues në Kolegjin ISPE.
Getoarb Hoti
Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Departamenti i Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Poashtu, ka përfunduar studimet Bachelor, në drejtimin Ekonomik, Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe Master në Studime Evropiane, në drejtimin Integrime Ekonomike Evropiane në Kolegjin ISPE. Merr pjesë në debate, konferenca dhe seminare të shumta. Aktualisht punon si arkitekt dhe është i angazhuar si asistent ligjërues në Kolegjin ISPE.
Dr.Bajram Ibraj
Prof. Bajram Ibraj ka të përfunduar shkollën e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fakulteti Polici. Pastaj studimet postdiplomike në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik, ndërsa studimet Doktorale i ka përfunduar në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti Shkencave Sociale, Drejtimi: Shkenca Politike dhe Marredhënie Ndërkombëtare në Tiranë.
Prof. Ibraj ka karrierë të shquar si pjestar i Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe mban gradën Gjeneral në pension. Ai ka qenë edhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në periudhën 2002-2007. Është autor i shumë publikimeve për rolin e policisë në sektorin e sigurisë.
Aktualisht është i angazhuar si ligjerues në Kolegjin ISPE.
Prof. Adea Hasi
Ka lindur në Gjakovë në vitin 1996. Ka përfunduar programin e “Studimeve të Integruara Evropiane” në Kolegjin ISPE. Aktualisht vazhdon studimet Master – Studime të Diplomacisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, Maqedoni. Ka marrë pjesë në konferenca dhe seminare në vende të rajonit si në Maqedoni, Shqipëri dhe Turqi dhe është autore e disa punimeve hulumtuese. Aktualisht është e angazhuar si asistente në Kolegjin ISPE.
Elton Tota
Jurist, i specializuar në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare (LL.M) në Universitetin e Bremenit, aktualisht vazhdon studimet e Doktoraturës në Universitetin Kemnitz (Gjermani) në fushën e së drejtës Evropiane.
Tota ka përvojë pune në institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të pranishme në Kosovë. Ai është angazhuar në cilësinë e ekspertit ligjor për projekte të ndryshme të BE-së të implementuara në fushën e sundimit të ligjit nga organizata si: NDI, GIZ, GIZ International, B&S Europe, KLSC. Përmes ofrimit të konsulencës, analizave ligjore dhe studimeve hulumtuese ka kontribuar në mbështetje të institucioneve vendore, kryesisht Kuvendit të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë në rritjen e kapaciteteve të tyre në hartimin e legjislacionit, harmonizimin dhe përafrimin e tij me acquis të BE-së.
Z. Tota ligjëron modulet e profilit të të drejtës së BE-së si: “E Drejta e Bashkimit Evropian”, “Mbrojtja Juridike në BE”, dhe “ E Drejta dhe Politika Evropiane e Konkurencës”.
Dr. Mariela Lazi
Ka lindur më 18 janar 1984 në Tiranë, Shqipëri.
Në vitin 2006 ka mbaruar BA&MsC. në Psikologji klinike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, ku më pas në vitin 2015 ka mbrojtur edhe Doktoraturën në Psikologji.
Që prej vitit 2006 ka qënë e angazhuar në mësimdhënie si pedagoge pranë disa prej universiteteve të Republikës së Shqiperisë, si Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit te Tiranës, në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, në Akademinë e Sigurisë, Tiranë.
Gjithashtu, ka qenë e angazhuar si studiuese pranë disa organizatave të shoqerisë civile dhe ka marrë pjesë në një sërë konferencash dhe trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Ahmet Nuredini
Ka lindur me 5 Mars 1972, në Ferizaj. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 1997, ndërsa studimet postdiplomike po ashtu i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, më 2011.
Në vitin 2016, i ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin Europian të Tiranës, në shkenca juridike në profilin E Drejtë Publike.
Ka marrë pjesë në shumë seminare dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me çështjet e sigurisë, duke përfshirë edhe studimet e avancuara të sigurisë në Qendrën Marshall në Gjermani. Ai ka qenë kryesues, zëvendës kryesues dhe anëtar i shumë grupeve punuese për hartimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe strategjive në nivel kombëtar.
Aktualisht punon në Policinë e Kosovës, është ligjërues me angazhim në Kolegjin ISPE.
Dr. Fejzi Lila
Ka përfunduar studimet e doktoraturës dhe ka fituar titullin “Doktor” në profil “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” pranë Universitetit Evropian të Tiranës.
Z. Lila është pjesë e Akademisë Diplomatike Shqiptare, bashkëautor i librit “Lidershipi shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë” dhe pjesmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka kryer detyra të rëndësishme për shtetin shqiptar në menaxhimin e shoqërive me shtrirje nacionale.
Dr. Lila ka eksperiencë mësimdhënëse në universitetet e rajonit. Aktualisht, ai është ligjërues me kohë të plotë në Kolegjin ISPE.
Prof. Muhamet Hajdari (Phd cand)
Ka lindur më 28 maj 1985 në Gjilan. Studimet themelore i perfundoi ne Universitetin e Prishtinës në vitin 2007, në fakultetin ekonomik drejtimi menaxhment dhe informatikë. Në vitin 2014 përfundoi edhe studimet master në Kolegjin Iliria në Prishtinë, fakulteti ekonomik, drejtimi menaxhment dhe informatikë. Aktualisht vazhdon studimet e dokotraturës në Univesitetin Agrar të Plovdivit në Bulgari.
Ai punon si menaxher dege i në bankën Raiffeisen në Gjilan, dhe po ashtu është ligjërues në Kolegjin ISPE.
Dr. Hamëz Rama
Ka magjistruar në shkencat ekonomike pranë Universitetit të Prishtinës, ndërsa gradën Dr.sc. në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni. Dallohet nga eksperienca e konsiderueshme menaxhuese në ndërmarrjet ekonomike, sektorin bankar dhe atë të pushtetit lokal.
Ka qenë pjesë e shumë projekteve kërkimore, planifikimeve strategjike dhe planeve zhvillimore në fushën e bujqësisë, marketingut dhe biznesit. Për një kohë të gjatë ka punuar si ekspert në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) për akreditim të institucioneve të arsimit dhe validim të programeve. Pjesmarrës në konferenca dhe autor i shumë punimeve shkencore.
Prof. Lirim Zorra
Studimet diplomike i ka përfunduar në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ndwrsa, studimet Master i kreu në programin: Studime Evropiane në profilin: Politika e BE-së, në Kolegjin ISPE. Ka qenë pjesë e shoqërisë civile dhe i angazhuar në shumë projekte të ndryshme.
Aktualisht është i angazhuar si asistent ligjërues në Kolegjin ISPE.
Prof. Nuredin Ibishi
Prof.Nuredin Ibishi ka përfunduar Fakultetin Juridik dhe studimet pos-diplomike në Universitetin e Prishtinës. Është doktorant në Universitetin Shtetëror SULSIT në Sofie, Bullgari.
Po ashtu ka mbaruar edhe Akademinë Ushtarake dhe gjitha nivelet e edukimit policor në Akademinë Policore të Kosovës 1999-2003. Ka qenë komandant i gjeneratës së parë të policëve të Shërbimit Policor të Kosovës, dhe ka krye shumë funksione në institucionet e sigurisë duke përfshirë këshilltar në MPB-ë, Këshilltar për Siguri në Qeverinë e Kosovës, deputet i legjislaturës së V-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës 2014-2018. Gjatë luftës ka qenë shef i shtabit të ZOLL-it të UÇK-së.
Ka ushtruar edhe detyra tjera në cilësinë e konsulentit të lartë në Projektin 3SD, UNDP, ekspert për çështje juridike dhe të sigurisë përkrahur nga UNDP-ja për komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë dhe komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut. Prof. Ibishi është shumë aktiv me analiza për fushën e sigurisë. Prej një kohe të gjatë ai është edhe ligjërues në Kolegjin ISPE.
Prof. Burim Ramadani
Ka përfunduar studimet universitare për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës. Ai ka diplomuar edhe në Qendrën për Studime të Sigurisë “George C. Marshall – European Center for Security Studies” në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani. Ai është themelues i Qendrës Hulumtuese për Politika të Sigurisë – QHPS dhe shumë aktiv në fushën e çështjeve të sigurisë dhe projekteve për sigurinë.
Ai është autor i librit me titull: ‘’Shteti i Komuniteteve: Në zbatim të modelit Ahtisaari’’. Burim Ramadani po ashtu është i angazhuar dhe në jetën publike dhe ka qenë këshilltar në disa ministri. Aktualisht është ligjërues në Kolegjin ISPE.
Prof. Dr. Bengt Beutler
Është njëri nga profesorët më me renome jo vetëm në nivelin federal të Gjermanisë por edhe atë ndërkombëtar. Prof. Dr. Bengt Beutler ka një eksperiencë të madhe në fushën e studimeve evropiane. Ai është ligjërues në Universitetin e Bremenit dhe të Hamburgut (Gjermani).
Profesori Beutler gjatë karrierës së tij ka punuar edhe si gjyqtar në Paris në vitin 1978 dhe ka qenë gjithashtu gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Bremenit nga viti 1995 deri në vitin 1997. Po ashtu, profesori Beutler ka marrë pjesë në programe të ndryshme të BE-së brenda kornizës së Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Rumaninë, Hungarinë dhe Kroacinë.
Përvoja e tij shumëvjeçare në fushën e së drejtës, e ndërlidhur ngushtë me fushën e studimeve evropiane, tregohet më së miri me çmimet që ai ka marrë në fushën akademike, i nderuar si Honoris Causa nga Universiteti i Bremenit.
Profesor Beutler është njëkohësisht ligjërues dhe anëtar i Këshillit të Kolegjit ISPE.
Prof. Gazmend Morina
Ka lindur në vitin 1984, në Gexhë, Rahovec. Studimet në nivelin Bachelor dhe Master në Shkencat e Ekonomisë i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Nga qershori i vitit 2008 punon në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale në pozitën: Zyrtar i Lartë për Financa dhe Pasuri. Është i trajnuar dhe specializuar në fushën e financave publike dhe kontabilitetit. Ai është anëtar në shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës. Po ashtu punon edhe për Agjencinë kundër Korrupsionit të Kosovës si zyrtar kontaktues i autorizuar për çështjet e deklarimit të pasurisë dhe dhuratave të zyrtarëve të lartë publik në institucionet e Kosovës.
Nga viti akademik 2013/14 punon si ligjërues në Kolegjin ISPE, në lëndët e financave dhe kontabilitetit.
Prof. Muhamer Pajaziti
Prof. Muhamer Pajaziti ka kryer studimet universitare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, kurse më vonë ka mbaruar studimet pasuinversitare për të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare në Universitetin e Bremenit. Ai vazhdon studimet e doktoraturës në Universitetin e Kemnizit në Gjermani.
Prof. Pajaziti është themelues i Organizatës për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE). Ka punuar ekspert i çështjeve ligjore për shumë organizata të huaja dhe vendore përfshirë NDI, KLSC.
Prej një kohe të gjatë merret me publicistikë dhe është i pranishëm në median e shkruar. Redaktor në agjencitë rajonale të lajmeve BalkanEU dhe INA. Prof Pajaziti është edhe ligjërues në Kolegjin ISPE në lëndët “Liritë themelore në Tegun e BE-së”, “Fondet strukturore të BE-së dhe Politika e Kohezionit.”
Prof. Dr. Samedin Mehmeti
Prof. Dr Samedin Mehmeti ka kryer studimet Bachelor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Në 2009 ai ka kryer specializimin pas universitar në Universiteti e Sarajevës në Bosnjë Hercegovinë në fushën e Studimeve të Sigurisë, dhe në 2011 përfundoi studimet e doktoraturës në fushën e Kriminologjisë.
Prof. Mehmeti ka një karrierë të shkëlqyer në fushën e studimeve të sigurisë dhe politikave të sigurisë. Ai është edhe autor i shumë publikimeve shkencore.
Prof. Mehmeti është ligjërues në Kolegjin ISPE.
Dr. Fitor Ollomani
Fitor Ollomani ka lindur në Kukës, më 19 qershor 1985.
Studimet e larta i ka përfunduar në degën gjuhë – letërsi, në vitin 2007, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e gjuhësisë (MND), ndërsa në vitin 2015 ka përfunduar studimet doktorale po në fushën e gjuhësisë.
Që nga viti 2009 është i anagazhuar si specialist i kurrikulës dhe cilësisë, për shkencat shoqërore, pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Kukës.
Në fushën e mësimdhënies në nivel universitar është i angazhuar nga viti 2008 pranë disa universiteteve të Republikës së Shqipërisë si: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, dega Kukës, Universiteti “Alaksandër Moisiu” në Durrës, pranë Faklutetit të Edukimit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, pranë Fakultetit të Shkencave Humane.
Ka qenë i angazhuar si konsulent, studiues si dhe trajner me shumë organizata që operojnë në fushën e arsimit. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe është autor i një sërë artikush shkencorë.
Aktualisht është ligjërues në Kolegjin ISPE