Ndjekja e praktikave profesionale të punës është pjesë e rëndësishme e studimeve në Kolegjin ISPE. Kjo sepse, kryerja me sukses e një praktike profesionale në ndonjë kompani ose institucion mund të jetë pikënisja për një vend pune dhe një karrierë të suksesshme.
Programet studimore në Kolegjin ISPE janë të hartuara në mënyrë të tillë që i’u krijojnë hapësirë studentëve të merren me punë praktike. Studentët e Kolegjit ISPE kryejnë rregullisht praktika punë nëpër kompani të ndryshme, institucione vendore dhe ndërkombëtare të dislokuara në Kosovë me të cilat Kolegji ISPE ka marrëdhënie bashkëpunimi. Në këtë mënyrë studentët njihen dhe familjarizohen praktikisht me punën si dhe krijojnë kontakte me profesionistë të fushave të ndryshme nëpër institucione. Kjo i’u mundëson atyre që në të ardhmen të kenë qasje sa më të lehtë dhe mundësi më të mëdha në tregun e punës.
Bashkëpunimi i ngushtë që Kolegji ISPE ka me institucione të ndryshme ka mundësuar që një pjesë e studentëve të gjejnë rrugën e punësimit pikërisht përmes praktikave të punës në të cilat kanë treguar përkushtim të lartë duke u bërë pjesë e institucioneve dhe kompanive të ndryshme në vend.
Nisur nga rëndësia që ka kryerja e punës praktike, Kolegji ISPE vazhdimisht i njofton studentët për mundësitë për punë praktike brenda dhe jashtë vendit.