Studentët vizitojnë Raiffeisen Insurance Broker

Studentet ne Raifaizen Bank

Në kuadër të punës praktike në lëndën Ekonomia e Sigurimeve, një grup i studentëve të vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik në Kolegjin ISPE kanë vizituar institucionin ndërmjetësues të sigurimeve Raiffeisen Insurance Broker. Gjatë kësaj vizite, studentët u njoftuan me shërbimet e ndërmjetësimit të shërbimeve të sigurimeve, që në fakt është si shërbim po ofrohet në Kosovë për herë të parë.

Për studentët e kolegjit ISPE ishte kjo një përvojë e vlefshme dhe rast i shkëlqyeshëm që të mësojnë më shumë për tregun e sigurimeve në përgjithësi he shërbimin e ndërmjetësimit të produkteve të kompanive të ndryshme të sigurimeve nga një kompani e vetme, që ofrohet nga Raiffeisen Insurance Broker.

Kolegji ISPE edhe në të ardhmen në mënyrë sistematike do tu ofrojë studentëve mundësi që të marrin sa më shumë njohuri praktike për punën që i pret pas përfundimit të studimeve.

Comments are closed.