Studentët e Kolegjit ISPE vizituan Kazermën e FSK-së "Adem Jashari"

fsk-ispe
Një grup studentësh të Kolegjit ISPE të programit Studime të Sigurisë, sot realizuan një vizitë në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës “Adem Jashari”.
 
Studentët patën një rast ideal të njihesh më gjerësisht me mënyrën e funksionimit të FSK-së, nga strukturat udhëheqëse të Kazermës “Adem Jashari”. Studentët u informuan me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, e sidomos në trajnime, ushtrime, shkollim, dhe pajisjet që posedon Forca për Sigurinë e Kosovës.
 
Studentët gjithashtu bashkëbiseduan me udhëheqës të Kazermës “Adem Jashari”, duke parashtruar pyetje të ndryshme për udhëheqësit e kësaj qendre.
 
Vlen të theksojmë që studentët tanë ishin mjaft të kënaqur nga informatat që arritën të marrin gjatë vizitës në Kazermën “Adem Jashari”.
Comments are closed.