Falë bashkëpunimit në mes të Kolegjit ISPE dhe TV KlanKosova studentët e Kolegjit ISPE kanë mundësinë të marrin pjesë në studiot televizive në të cilat zhvillohen debate të ndryshme me figura dhe udhëheqës politikë.
Këtë të enjte në në rolin e auditoriumit në debatin e rradhës që u zhvillua me presidentin Thaçi në emisionin Zona B të TV KlanKosova, prezentë ishin edhe Studentët e Kolegjit ISPE.
Studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje nga më të ndryshmet për presidentin Thaçi, dhe njëkohsisht morën përgjigje nga kreu i vendit.