Studentët e Kolegjit ISPE marrin pjesë në debatin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Frederika Mogerini

mogerini

Me ftesën e Zyrës së BE-së në Prishtinë, një grup i përzgjedhur i studentëve nga Kolegji ISPE ka marr pjesë në debatin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

 

Debati, që është mbajtur më 26 mars 2015 në Bibliotekën Kombëtare dhe në të cilin kanë marrë pjesë edhe studentët nga universitetet tjera, përfaqësues të shquar të Kuvendit të Kosovës, të shoqërisë civile dhe mediave, u përqendrua mbi marrëdhëniet e BE-së dhe Kosovës dhe sfidat e integrimit evropian.

Debatin me përfaqësuesen e BE-së e hapi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

 

Në fjalën e saj hyrëse, Mogherini ka thënë se Bashkimi Evropian, si shembull i paqes, është i hapur për të gjithë, pra edhe për Kosovën.

Ajo e kishte edhe mesazhin e veçantë për audiencën e të rinjve në Bibliotekën Kombëtare.

 

“Ky është vendi i juaj. Nga ju varet se si ai do të formësohej. Kosova e ka popullatën më të re ne Evropë. Ky është potencial dhe jo problem. Përdoreni këtë energji për të formësuar këtë vend sipas dëshirave Tuaja. Bashkimi Evropian do të jetë me juve. Ajo që do të bëni për këtë vend do të jetë mirë edhe për BE-në. Do 
’ju shoqërojmë në përpjekjet Tuaja,” ka thënë Mogherini.

 

“BE dëshiron që Kosova të ketë sukses. Sepse nëse Kosova ka sukses atëherë edhe ne kemi pasur sukses. Kemi nevojë që ju të keni sukses, që ta bëni këtë vend të suksesshëm”.

 

Pas ligjëratës, nga audienca u shtruan shumë pyetje për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë lidhur me dialogun mes

Kosovës dhe Serbisë, Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe suksesin e asistencës së deritanishme të BE-së për Kosovën.

Comments are closed.