Studentët e Kolegjit ISPE dhe Universitetit të Heidelbergut Vizitojnë Veriun e Kosovës

vizitaneveri

Studentët e Kolegjit ISPE dhe Universitetit të Heidelbergut kanë vizituar të mërkurën, më 17 qershor 2015, pjesën veriore të Mitrovicës në kuadrin e punëtorisë së përbashkët mes dy institucioneve.

Ata fillimisht u takuan me Ksenija Bozhoviq, kryetare e Asamblesë Lokale në veri të Mitrovicës. Në bashkëbisedim me të, studentët u njohën me situatën aktuale dhe proceset aktuale nëpër të cilat po kalon kjo pjesë e vendit, që është e banuar me popullatën shumicë serbe.

Mes tjerash, Znj. Bozhoviq ka folur edhe për vështirësitë në krijimin e komunës së Mitrovices Veriore.

“Ne nuk meremi me dialog në Bruksel, me atë pune merren politikanët e nivelit të lartë. Roli i komunës sonë është që t’ju mundësoj qytetarëve të thjeshtë një jetë sa më të mirë. E vetmja gjë që na intereson neve është që dialogu të jetë transparent – që të dijmë si t’i implementojmë marrëveshjet e tyre, pasi që kjo shpesh nuk është e qartë,” ka thënë ajo.

 

“Duhet të zhvillohet komuna veriore ashtu që të ofroj sa më shumë perspektivë për të rininë e saj – këtë e dini mirë ju si studentët,” ka shtuar ajo.

Pas takimit, studentet e Kolegjit ISPE dhe të Universitetit të Heidelbergut kanë shetitur nëpër rrugët e Mitrovicës Veriore. Për të gjithë ata ishte kjo hera e pare që ata të jenë në veri. Gjatë qëndrimit në veri të Mitrovicës, ata kanë vizituar Urën e ibrit, Parkun e Paqes dhe Sheshin e Vëllezërve Mihailoviq. Për studentët ishte shumë interesant fakti se në panelin mbi zyrët e shoqërisë serbo-ruse, ishin të vendosura fotografitë e Presidentit të Rusisë Vlladimir Putin.

Punëtoria e përbashkët kërkimore-shkencore mes Kolegjit ISPE dhe Universitetit të Heidelbergut tashmë është kthyer në formë tradicionale të bashkëpunimit akademik mes dy institucioneve, që rregullisht mbahet për çdo vjet në përfundim të vitit akademik në Kolegjin ISPE në Prishtinë dhe të cilën e drejtojnë profesorët e Kolegjit ISPE dhe Universitetit të Heidelbergut. Punëtoria e sivjetme si temë kryesore të debatit dhe shqyrtimit ka “International Post-Conflict Management on the Balkans: Comparing cases and state-building dilemmas” dhe do të zhvilloj punimet nga 15 deri më 20 qershor

Comments are closed.