RESPEKTIMI I PARIMIT TË INTERESIT MË TË LARTË TË FËMIJËS NË LEGJISLACIONIN VËNDAS (SHQIPTAR) DHE NDËRVENDAS NË PROÇESIT E BIRËSIMIT, PËR PERIUDHËN 1994- 2011

Shkëndi Çili

Kolegji ISPE

cilishkendi@yahoo.co.uk

Abstrakt

Çështja e mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës është shumë e rëndësishme në teorinë dhe praktikën e çështjeve familjare. Sipas nenit 2 të Kodit të Familjes së Republikës së Shqipërisë kjo konsideratë parësore e interesit më të lartë të fëmijës është kryesisht detyrë e prindërve, si edhe e organeve kompetente dhe gjykatave, të cilat në të gjitha vendimet dhe veprimtaritë e tyre duhet të kenë në qendër pikërisht këtë interes.

Neni 54 i Kushtetutës garanton të drejtën e fëmijëve të kenë një mbrojtje të vecantë nga shteti. Në këtë kuadër institucionet publike dhe private të mbrojtjes sociale, gjykatat dhe autoriteteve administrative në vendimet e tyre kanë parasysh  interesin më të lartë të familjes. Parimi i interesit më të lartë të famijës gjen pasqyrim të plotë në Kodin e Familjes (neni 48) ku thuhet se birësimi bëhet në interes të të birësuarit dhe në Ligjin Nr. 7650, dt.17.12.1992, “Për birësimin e të miturve  nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes” neni 1, thuhet se: birësimi lejohet vetëm në rast se është në interesin e lartë të të miturit dhe garanton respektimin e të drejtave të tij themelore.

Përpara se të ndërmerret praktika e birësimit, duhet të realizohet në mënyrë të domosdoshme,  një studim psiko-social ndaj familjes që kërkon të birësojë fëmijën. Në këtë mënyrë, ky studim bën të mundur konfirminin ose për të mohuar aftësitë birësuese të familjes, aftësi që duhet të jenë i një vërtetimi zyrtar. Si rrjedhojë në këtë proces, është pikërisht roli KSHB (Komitetit Shqiptar të Birësimit) dhe i Gjykatës të cilët marrin një rëndësi të vecantë në vlerësimin dhe mbrojtjen e interesit të fëmijës të cilët verifikojnë këtë interes.Është e drejta e autoriteteve të refuzojnë ose të lejojnë birësimin në varësi të kushteve dhe kritereve të vendosura nga ligji.

Fjalët kyçe: Birësim vëndas (shqiptar) dhe ndërvendas, Birësues, i Birësuar, KSHB-ja (Komiteti Shqiptar i Birësimit)

 

  1. Hyrje

 

Birësimi ka për qëllim të ofrojë familjen më të përshtatshme, duke i iu përgjigjur nevojave dhe interesit më të lartë, një minoreni i cili ka përjetuar situata traumatizuese, duke përfshirë paaftësinë e familjes së tij të origjinës për të treguar një kujdes të vecantë, për arsye nga më të ndryshme, për ti ofruar kushtet e domosdoshme për mirëqënien e tij. Kjo nuk është familja biologjike e fëmijës. Për këtë arsye, familja birësuese duhet të jetë e cilësuar paraprakisht si familje e kualifikuar dhe e përshtatshme për të siguruar, në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, mbrojtjen dhe respektin e një fëmije, pikërisht më këto karakteristika që gëzon fëmija. Në këtë mënyrë fëmija duhet të rritet dhe të edukohet në një mjedis familjar sikur të ishte fëmijë biologjik i birësuesit.

Me birësim, kutpojmë transferim të të drejtave dhë përgjegjësive prindërore nga prindërit biologjikë te prindërit birësues[1]. Birësimi, është një akt juridik i cili krijon midis birësuesit dhe të birësuarit, të cilët nuk janë të lidhur midis tyre në lidhje gjaku, një marrëdhënie juridike me përmbajtje betjake dhe pasurore,krejtësisht e ngjashme me marrëdhënien juridike që krijohet në bijësinë prej gjaku. Birësimi ka në thelb të tij, një akt vullnetar me anë të të cilit synohet dhënia e statusit të fëmijës (bir/bijë), pasi në rastin e fëmijëve natyrorë, ky status fitohet mbi bazën e faktit natyror të prejardhjes gjinore. Akti i birësimit synon në një njehsim të plotë të bijësisë  prej gjakut dhe atij birësues. Pavarësisht se këto lidhje krijohen për shkaqe të ndryshme, këto nuk  mund të pengojnë që fëmija i birësuar të gëzojë të njëjat të drejta që gëzon edhe fëmija natyror.[2]

Qëllimi i birësimit[3] është që ti sigurohet fëmijës që i është privuar ose jo mjedisi familjar mundësia të vendoset në mënyrë të përhershme në një familje birësuese. Pra, ajo cka përbën qëllimin dhe konsideratën kryesore të birësimit, është interesi më i lartë i fëmijës dhe mbrojtja e respketimi i të drejtave themelore të këtij.Në këtë proces roli i KSHB dhe i Gjykatës merr një rëndësi të vecantë në mbrojtjen e interesit të fëmijës të cilat verifikojnë e ri-verifikojnë këtë interes.Është detyrë e këtyre autoriteteve që të verifikojnë se të gjitha kushtet e domosdoshme janë të plotësuar.Është e drejtë e tyre të refuzojnë ose lejojnë birësimin në varësi të kushteve dhe kritereve të vendosura nga ligji.Këto duhet të tregojnë një vëmendje të vecantë ndaj mbrojtjes së fëmijës nga cdo lloj përfitimi i padrejtë si edhe cdo lloj veprimtarie që synon rrëmbimin, shitjen dhe trafikimin e tyre.

Legjislacioni shqiptar e shikon birësimin si një mundësi për jetë familjare të përhershme në familjen birësuesi si për fëmijën të cilit i mungon ose është i privuar nga mjedisi familjar ashtu edhe në rastin e fëmijës jo të privuar nga ky mjedis.[4] Kjo procedurë birësimi shoqërohet me një praktikë administrative dhe gjyqësore përmes së cilës fëmijës që i është privuar ose jo nga mungesa e mjedisit familjar, i sigurohet një jetë e re.

Kur procesi i birësimit përfundon me anë të një vendimi të gjykatës së shkallës së arë që është i parevokueshëm, (i parikthyeshëm), statusi ligjor i fëmijës kalon nga ai i prindërve biologjik, tek prindërit birësues. Në këto rrethana, të dhënat në cerftifikatën e lindjes së fëmijës, ndryshojnë certifikatë të re.

 

  1. Birësimi në këndvështrimin historik

 

Birësmi është një institucion i lashtë juridik dhe shoqëror.Trajtesat fillestare (në kuptimin sociologjik[5]) i gjejmë qysh para lindjes së shtetit dhe së drejtës[6].Institutit i birësimit ishte mjaft i shprehur në Romën e Lashtë, por ka qenë i njohur gjithashtu edhe në Greqi, Egjipt, Mesopatomi dhe në Babiloni. Duke marrë për bazë aspektin kohor, mund të thuhet se dy kanë qenë qëllimet kryesore të birësimit në kohën e lashtë: qëllim dominues i birësimit të fëmijëve të kushurinjëve ose të fëmijëve të proletarëve të varfër ka qenë nevoja e mbrojtjes së pasurisë së qytetarëve të pasur dhe ruajtje e vazhdimësisë së familjes, të traditës dhe të kultit të familjeve të qytetarëve pa fëmijë. Për arritjen e këtyre qëllimeve, romakët e vjetër birësuan personat meshkuj madhorë.Pikërisht kjo, tregon se birësimi i meshkujve madhore atëherë nuk bëhej per mbrojtjen e interesave të të birësuarit, por para së gjithash për shfrytëzimin e punës së tij dhe për mbrojtjen e interesave të familjes e cila birësonte personat meshkuj madhorë.

Adrogatiz[7]ishte mënyra solemne e birësimit të personave meshkuj madhorë sui juris.Me rastin e aktit të adrogimit, që kryhej para “comita colata”, i adroguari hiqte dorë nga familja e tij, nga kulti i tij familjar dhe kalonte si anëtar i familjes së birësuarit. Në shekullin e kaluar, ndryshe nga koha e lashtë, qëllim parësor i birësimit bëhet mbrojtja e interesave të fëmijëve të mitur në legjislacionet e shumë vendeve të botës, pra ndryshon edhe qëllimi i birësimit. Kështu pra sipas të drejtës romake marrëdhënia familjare  krijohejaut natura, pra si rezultat i lidhjes së drejtëpërdrehtë të gjakut ndërmjet prindit e fëmijës, por edhe aiure, në këtë rast bazuar në një veprim juridik që njihej me termin adoptio.[8]Theksojmë se ndërmjet qëllimit që ndiqte adoptio në të drejtën romake dhe konceptit të birësimit të rregulluar nga e drejta moderne, ka një ndryshim thelbësor.[9]Birësimi ka gjetur një rregullim juridik që në ligjet e Hamurabit (2283-2241 para erës sonë) dhe mori një zhvillim më të gjerë në të drejtën romake, megjithëse atëherë kishte një natyrë tjetër, sepse synonte në shtimin numerik të familjes romake[10].

Në vendin tonë rregullimi juridik i birësimit u përfshi në Kodin Civil të Mbretërisë Shqipëtare, i cili hyri në fuqi më 1 prill 1929.Në të vërtetë Kodi Civil përdor termin “adoptim”[11].Në këtë Kod parashikohet parimi i interesit më të lartë të të birësuarit. Sipas tij, birësimi mund të bëhet vetëm nëse ka shkaqe të arsyeshme dhe është i dobishëm për të birësuarin. Kodi Civil[12] i vititi 1929, parashikon kushtet që duhet të plotësojë birësuesi për të birësuar një fëmijë. Mund të birësojë vetëm personi që në kohën e birësimit nuk kishte as fëmijë, as të paslindur legjitimë që kishin mbushur moshën 40 vjec dhe që kishte të paktën 15 vjet diferencë me personin që do të birësohej. Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare parashikon të drejtën e të birësuarit për të mbajtur lidhjet me familjen e origjinës dhe për të gëzuar të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj.Ky Kod njeh të drejtën e revokimit të birësimit.Revokimi bëhej nga gjykata për shkaqe shumë të rënda mbi kërkimin e birësuesit ose të birësuarit[13].

Instituti i birësimit mori një rëndësi mjaft të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e së cilës mjaft fëmijë mbetën pa familje.[14] Kjo bëri që të formohej një koncept i ri për birësimin si e vetmja mënyrë e përfitimit të marrëdhënieve prindërore ndaj fëmijëve të privuar nga prindërit e tyre biologjikë. Si rrjedhojë një rol të rëndësishëm ka luajtur Konferenca e Hagës. Përpos rolit të rëndësishëm të Konferencës së Hagës, një ndikim të madh nga ky moment ushtron mbi birësimin psikologjia edhe shkenca të tjera sociale të cilat studiuan problematikën dhe pasojat e këtij instituti.[15]Si rrjedhim i këtyre studimeve u arrit në përfundimin se birësimi kërkon nga ana e fëmijës një përpjekje për të rindërtuar me një jetëgjatësi marrëdhënieve të reja, për të mposhtur humbjen e prindërve të tij biologjikë për të krijuar lidhje të reja me prindërit birësues si dhe për të fituar një identitet të ri. Gjendja bëhet më e vështirë kur flitet sidomos për një fëmijë të një moshe të caktuar që ka një histori sociale dhe jo vetëm një histori gjenetike.

Me ligjin nr.61 datë 17.5.1945 “Mbi abrogimin e dispozitave të vëna gjatë okupacionit dhe mbi vleftën jurdike të dispozitave ligjore të vëna para datës 7.4.1939”,[16]si dhe me dekretligjin nr.392, datë 25.1.1947 “Mbi interpretimin autentik të nenit 3 të ligjit nr. 61, datë 17.05.1945”, dispozitat e Kodit Civil të vitit 1929 u konsideruan të shfuqizuara, por, për aq kohë sa ato nuk vinin në kundërshtim me rendin e ri, do të vlenin si rregulla juridike ndihmëse. Këto rregulla jurdike ndihmëse u përdorën deri në miratimin e ligjeve të reja.Më pas rregullimi ligjor i çështjes së të miturve u bë me anë të ligjit nr.431, datë 15.05.1947 “Mbi tutelën dhe adoptimin e fëmijëve të mitur dhe pa prindër”.Ky ligj luajti rol të madh në mbrojtjen e fëmijëve pa prindër dhe të atyre që ishin në pamundësi për të ushtruar të drejtat e tyre prindërore.[17] Format jurdike me anë të të cilave realizohej kjo mbrojtje ishin tutela, që nënkupton vendosjen e fëmijëve nën kujdesin e personave të tjerë deri në arritjen e moshës madhore, adoptimi, që nënkupton krijimin e lidhjeve të njëjta si ato të fëmijëve me prindërit natyrorë dhe patronazhi, që nënkupton angazhimin e insituteve dhe të organizatave në ndihmë të insituteve të fëmijëve, me qëllim që të kontribuonin në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës[18].Organet kompetente që do të realizonin procedurat e birësimit ishin Komisionet e Nënprefekturave për Tutelën dhe Adoptimin. Kujdes i vecantë tregohej në rastet e birësimit me qëllimqë të mbroheshin interesat, e fëmijëve duke e bazuar pozitën e tyre me atë të fëmijëve natyrorë të prindërve birësues.

Birësimi u rregullua në mënyrë më të plotë me Ligjin nr.602, datë 19.05.1948 “Mbi adoptimin”, pasi me këtë ligj[19] u përcaktuan më gjerë kushtet dhe mënyrat e lidhjes së birësimit, të drejtat dhe detyrat e birësuesit dhe të të birësuarit si dhe rastet e pushimit të tij (revokimi i birësimit). Për kryerjen e procedurava duhej pëlqimi i të dy prindërve biologjikë të të birësuarit ose i kujdestarit të tij, si dhe pëlqimi i të miturit kur ai kishte mbushur moshën 10 vjeç. Me birësimin nuk lindin, midis të birësuarit dhe gjinisë së birësuesit, raporte gjinie, kjo sepse ligji njihte vetëm birësimin e revokueshëm (jo të plotë).

Me dekretin nr.3327, datë 1.9.1961 u ndryshua neni 18 i ligjit nr.602 datë 19.5.1948 “Mbi adoptimin”. Sipas këtij ndryshimi, birësuesit kishin mundësinë që të kërkonin të regjistroheshin si prindërit e të birësuarit, duke i dhënë atij mbiemrin, amësinë dhe atësinë e tyre, për realizimin e këtyre të drejtave duhet që birësuesit të ishin bashkëshortët (ose të ve) dhe të merrej pëlqimi i prindërve biologjikë, kujdestarit të fëmijës dhe i vetë fëmijës që do të birësohej nëse kishte mbushur moshën 14 vjec.Në këtë ligj parashikohet pushim/ revokimi i birësimit, i cili realizohet, me kërkesë të të birësuesit për shkaqe më rëndësi osekur arrihej një marrëveshje mes tyre.[20]

Kodi i Familjes miratuar me ligjin nr. 4020, datë 20.6.1965, që hyri në fuqi në datën 1.01.1966, shënonte një tjetër hap me rëndësi në zhvillimin e institutit të birësimit. Parashikohet birësimi në interes të të miturit, duke vendosur mes birësuesit  dhe të birësuarit lidhje të njëjta  si ato midis fëmijëve dhe prindërve biologjikë. Në ndryshim nga legjislacioni pararendës,lejohet birësimi i një madhori me kusht që në kohën e miturisë të jetë rritur nga birësuesi. Gjithashtu, të drejtat dhe detyrimet midis të birësuarit dhe të paslindruve të tij, nga njëra anë dhe gjinisë së tij nga ana tjetër, pushojnë.[21]

Organi kompetent për përfundimin e birësimit është gjykata. Nevojitet pëlqimi i të dy prindërve biologjikë të të miturit që do të birësohet ose i kujdestarit të tij, i birësuesit, si dhe pëlqimi i të miturit, i cili ka mbushur moshën 10 vjec. Pëlqimi i personit që do të birësojë, i bashkëshortit të tij, iprindërve biologjike ose i kujdestarit të të miturit, si dhe i bashkëshortit të këtij, duhet të jepet përpara gjykatës. Birësimi mund të pushojë për shkaqe më rëndësi, në bazë të kërkesës së paraqitur përpara gjykatës, nga i birësuari ose birësuesi. Kur i birësuari është i mitur gjyakta duhet të vendosë në bazë të kërkesës së prindërve biologjikë, prokurorit ose Këshillit Kujdestarisë. Kodi Familjes, i miratuar me ligjin nr.6599, datë 29.6.1982, parashikon se birësimi kryhet në interes tëtë miturit. Interesi i të miturit është kushti themelor  për realizimin e procedurave të birësimit.[22]Kodi i Familjes i vitit 1982, nuk solli ndryshime të mëdha në raport me Kodin e vitit 1966.

  1. Parimi i interesit më të lartë të fëmijës

Parimi i interesit më të lartë të famijës është një prej parimeve më të rëndësishme në teorinë dhe praktikën e çështjeve familjare dhe më gjerë.[23] Neni 54 i Kushtetutës garanton të drejtën e fëmijëve të kenë një mbrojtje të vecantë nga shteti. Në këtë kuadër institucionet publike dhe private të mbrojtjes sociale, gjykatat dhe autoriteteve administrative në vendimet e tyre kanë parasysh  interesin më të lartë të familjes.[24]Parimi i interesit më të lartë të famijës gjën pasqyrim të plotë në Kodin e Familjes[25] (neni 48) ku thuhet se birësimi bëhet në interes të të birësuarit dhe në Ligjin Nr. 7650, dt.17.12.1992, “Për birësimin e të miturve nga nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes” neni 1, thuhet se birësimi lejohet vetëm në rast se është në interesin e lartë të të miturit dhe garanton respektimin e të drejtave të tij themelore.[26] Gjithashtu, në Kodin e Familjes neni 64, bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve thuhet se e drejta  prindërore ushtrohet vetëm në interes të fëmijës së mitur dhe me marrëveshje ndërmjet dy prindërve.

Të gjitha masat mbrojtëse të marra në favor të fëmijëve duhet të drejtohen në kërkimin e interesit më të mirë të tij dhe të respektimit të të drejtave themelore. [27] Kjo nënkupton që:

  1. a) Birësimi nuk është një marrëveshje midis subjekteve private. Është një masë ligjore e sociale për mbrojtjen e fëmijeve.Duhet parashikuar dhe autorizuar vetëm me këtë qëllim.Shtetet janë përgjegjes të kontrollojnë që kjo gjë të zbatohet.
  2. b) Kjo gjë duhet parashikuar për të gjithë fëmijet të cilëve i ua kërkon situata familiare e personale, pa paragjykime për konditat sociale, të shendetit fizik dhe mendor, të racës, etnisë dhe të kulturës.
  3. c) Fëmija duhet të jetë pikë fillimi i nisjes se procedures së birësimit të tij. Kjo procedurë vihet në zbatim sepse e kërkon vetë situata e minorit dhe jo sepse disa persona shprehin dëshirën për ta birësuar atë ose janë në kërkim të një fëmije.
  4. d) Zhvillimi i rastit të secilit fëmijë nuk mund ti besohet prindërve biologjike, mediatorëve jo të kualifikuar ose me një etike profesionale të diskutueshme, ose prindërve të mundshëm birësues. Ai duhet t`i besohet shërbimeve kompetente në sektorin embrojtjes së fëmijëve, mundësisht të jenë multidisiplinare, të njohura, e një supervizimi periodik nga ana e autoriteteve kombëtare kompetente.
  5. e) Operatorët profesionalë që ndërhyjnë në procedurën e birësimit duhet që në konceptimin e tyre të punës dhe në praktikë të jenëtë drejtuar kryesisht nga nevojat e fëmijës sepse është ai që lejon të krijohet një situatë ose raporte familjare të kënaqshme për të gjithë personat e përfshirë.
  6. f) Duke marrë parasysh që koha ka një rëndësi shumë të madhe në zhvillimin e minorit, operatorët profesionale duhët tëveprojnë sa më shpejt të jetë e mundur por jo që kjo të çojë në shkeljen e procedurave.
  7. g) Fëmija, sipas moshës dhe nivelit të pjekurisë, duhet të jetë i informuar dhe I konsultuarmbi të gjitha projektet e jetës që i përkasin.[28]
  1. Kuadri ligjor aktual vëndas dhe ndërvëndas dhe praktika gjyqësore e GJEDNJ

Instituti i birësimit në të drejtën aktuale shqiptare rregullohet nga Kodi i Familjes, miratuar me ligjin nr.9062, datë 8.5.2003, që ka hyrë në fuqi me 21.12.2003, si dhe nga ligji Nr. 7650, datë 17.12.1992 “Për birësimin e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes”.[29]Sipas legjilacionit shqiptar fëmijë[30] konsiderohet qënia njerëzore e lindur gjallë deri në moshën 18 vjec, moment kur ai fiton zotësi të plotë juridike për të vepruar.Me lindjen fëmija automatikisht ka zotësi juridike, e cila e shoqëron atë gjatë gjithë jetës. Përsa i përket mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve para lindjes së tyre, në Kodin Civil[31], neni 2, parashikohet se zotësia jurdike fillon me lindjen e personit gjallë dhe mbaron me vdekjen e tij. Fëmija kur lind i gjallë gëzon zotësi juridike që nga koha e zënies.

Qëllimi i birësimit[32] është që ti sigurohet fëmijës që i është privuar ose jo, mjedisi familjar mundësia të vendoset në mënyrë të përhershme në një familje birësuese. Pra, ajo cka përbën qëllimin dhe konsideratën kryesore të birësimit, është interesi më i lartë i fëmijës dhe mbrojtja e respketimi i të drejtave themelore të këtij.Në këtë proces roli i KSHB dhe i Gjykatës merr një rëndësi të vecantë në mbrojtjen e interesit të fëmijës të cilat verifikojnë e ri-verifikojnë këtë interes.Është detyrë e këtyre autoriteteve që të verifikojnë se të gjitha kushtet e domosdoshme janë të plotësuar.Është e drejtë e tyre të refuzojnë ose lejojnë birësimin në varësi të kushteve dhe kritereve të vendosura nga ligji.Këto duhet të tregojnë një vëmendje të vecantë ndaj mbrojtjes së fëmijës nga cdo lloj përfitimi i padrejtë si edhe cdo lloj veprimtarie që synon rrëmbimin, shitjen dhe trafikimin e tyre.

Legjislacioni shqiptar e shikon birësimin si një mundësi për jetë familjare të përhershme në familjen birësuesi si për fëmijën të cilit i mungon ose është i privuar nga mjedisi familjar ashtu edhe në rastin e fëmijës jo të privuar nga ky mjedis.[33]Kjo procedurë birësimi shoqërohet me një praktikë administrative dhe gjyqësore përmes së cilës fëmijës që i është privuar ose jo nga mungesa e mjedisit familjar, i sigurohet një jetë e re. Kur procesi i birësimit përfundon me anë të një vendimi të gjykatës së shkallës së parë që është i parevokueshëm, (i parikthyeshëm), statusi ligjor i fëmijës kalon nga ai i prindërve biologjik, tek prindërit birësues.Në këto rrethana, të dhënat në cerftifikatën e lindjes së fëmijës, ndryshojnë certifikatë të re.

Efeketet e birësimit fillojnë kur vendimi i gjykatës merr formë të prerë. Karakteristika e birësimit të plotë dhe të parevokueshëm është vendosja përfundimtare e marrëdhënieve të njëjta, si ato që kanë prindërit e tyre natyror, ndërprejrja në mënyrë përfundimtare e marrëdhënieve, të drejtave dhe detyrimve, mes të birësuarit dhe familjes së tij të origjinës.[34] Përgjegjësinë prindërore e ushtrojnë vetëm prindërit birësues. Vendimi i gjykatës, pasqyrohet në zyrën e gjëndjes civile. Amësia dhe atësia e fëmijës së birësuar ndryshon si nënë dhe baba të tij të regjistruesit. E njëjta gjë ndodh edhe përsa i përket mbiemrit.

Qëllimi kryesor i birësimit ndërvendas është t’i ofroje fëmijës një sistemim të përhershëm brënda një familje dhe kur ajo nuk bëhet e mundur në vendin e tij të origjinës, vetëm atëherë ndërhyhet nëpërmjet birësimit ndërvendas për gjetjen e një familjeje birësuese të huaj.  Duke ndjekur parimet e Konvetës së Hagës, legjislacioni shqiptar dhe K.SH.B, me zbatimin e tij garantojnë që biresimi ndërvendas të ketë vend vetëm pasi :

–  është konstatuar pamundësia e gjetjes së një familjeje për të miturin në shtetin e tij të origjinës;

– të jetë vendosur që birësimi ndërvendas i përgjigjet interesit parësor të të miturit dhe se garanton respektimin e të drejtave të tij themelore, të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar dhe e drejta ndërkombëtare.

Sipas ligjit anglez, një cift i martuar mund të birësojnë, por vetëm në qoftë se të dy bashkëshortët pranojnë sëbashku.[35]Në ndryshim nga kjo, ciftet e pamartuara nuk janë në gjëndje të birësojnë bashkarisht në bazë të ligjit aktual. Megjithatë, kur zbatohet, Akti i Birësimit të Fëmijëve 2002, do të lejojë ciftet e pamartuara të birësojnë. Aktualisht një partner në një cift të pamartuar mund të birësojë, ndërsa tjetri mund të aplikojë për “mënyrë qëndrimi” (“residence order”). “Rezidence order” është një  zgjidhje e rregullt për të bërë përsa i përket personit me të cilën një fëmijë është për të jetuar. Kjo mënyrë qëndrimi do të përfundojë kur fëmija të ketë mbushur moshën 16 vjec, ndërsa birësimi është për jetën.

Sipas ligjit Italian, një fëmijë mund të birësohet vetëm nëse ai ose ajo është shpallur “birësohet” nga gjykata e të miturit.Një fëmijë shpallet për tu birësuar në qoftë se fëmija është në një gjendje braktisjeje nga mungesa e kujdesit nga prindërit ose të afërmit.”Braktisja” kryesisht i referohet në situatat në të cilat një fëmija nuk ka mundësi për të jetuar në një familje të tij ose të saj cilët si psh fëmijët që jetojnë në institucionet sociale ose në një familje kujdestare. Gjykata deklaron birësueshmërinë e  një fëmije me anë të një gjykim formal dhe gjithashtu mund ta revokojë atë deklaratë nëse revokimi është në interes të fëmijës. Fëmijët të cilët kanë arritur moshën 14 vjeç nuk mund të birësohen nëse ata personalisht shprehin pëlqimin e tyre për birësim.Vetëm çiftet të cilët kanë qenë të martuar për të paktën tre vjet mund të birësojnë.Ciftet e martuara të cilët kanë qenë të ndarë në çdo kohë gjatë tri viteve të para birësimit nuk mund të birësojnë. “Kjo” kërkesë stabiliteti “mund edhe të plotësohet nëse çifti vendos të vërtetojnë nësë ato kanë  jetuar së bashku për një periudhë prej tre vjet përpara martesës. Megjithatë, në raste të tilla, gjykata e të miturve duhet të bëjë gjetjen e vazhdimësisë dhe stabilitetit të marrëdhënies, duke marrë për llogari të gjitha rrethanat.Në përgjithësi, personat e vetme nuk mund të birësojnë. Ka përjashtime në raste të veçanta: në qoftë se, gjatë periudhës së provës, një prej bashkëshorteve vdes, birësimi nga ana e bashkëshortit pasjetues mund të jetë ende autorizuar në qoftë se ajo është gjetur të jetë në interesin më të mirë të fëmijës.

Ekstrakti 1[36]

Nëse nga gjykimi i vendimittë birësimit është caktuar për fëmijën mbiemri i babait dhe i nënës, a mund të mbahet mbiemri i dyfishtë edhe në Itali?Në vëndet e kulturës spanjolle (si dhe në vendet e Amerikës Latine, si Kolumbia, Kili, Peru), fëmija mban një mbiemër të dyfishtë, i cili përbëhet nga mbiemri i të atit dhe mbiemri e nënës. Ndërsa sipas ligjit aktual italian rregullator, fëmija legjitim mban mbiemrin e babait.

Ekstrakti 2[37]

“Një vendim pozitiv i cili afirmon parimin e vazhdimësisë me të drejtën e fëmijës dhe stabilitetit emocional”: me këto fjalë, Kryetari i Qendrës Kombëtare Francois Occhiogrosso Paul komentoi në gjykimin, nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e cila ka sanksionuar të drejtën e një çifti të Ravenës që ka marrë një fëmijë për birësim, që prej kujdestarisë nga viti 2004. Gjyakata e Strasburgut, theksoi se “ky vendim kishte defekte në procedurën e birësimit”, ka pasur mosrespektimin e të drejtës së prindërve për të formuar një familje”, sipas Nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”. Sipas vendimit në Bashkimin Europian, autoritetet e vendit tonë do të duhet të kompesojë me një shumë të caktuar për dëmet morale dhe tarifat e avokatit.

Ekstrakti 4

Çështja e çiftit Gasy dhe Valerie Nathalie Dubois nga viti 1989, dhe PACS që nga viti 2002, birësuan një vajzë të lindur në vitin 2000 në sajë të një lindjes mjeksore asistuar praktikuar nga Nathalie, një donatorëve anonim në Belgjikë. Dy herë gjykata franceze, gjykata e Nanterre dhe Gjykata e Apelit të Versajës në vitin 2006, nuk pranoi të miratimit Valerie e një vajze të thjeshtë. Nathalie Dubois dhe Valerie Gasy janë “të zemëruar,” tha avokati Caroline Mécary, këshilltar për dy francezët duke pohuar  se “vendimi i Gjykatës kishte injoruar fëmijën, dhe analiza ishte i kufizuar në një vend konformist”, duke parë vetëm situata e prindërve, por jo interesi i fëmijës.

  1. Ecuria pasbirësuese, kontakti me familjet dhe përshtatja e fëmijës me prindërit birësues

Birësimi është një proçes, emocional dhe ligjor gjatë të cilit fëmijët që  nuk kanë mundur të kenë një familje biologjike, 2 prindër që të kujdesen për formimin e tij që nga lindja, të mund të bëhen anëtare të përhershëm të një familjeje tjetër.Të gjithë çiftet që janë interesuar për birësimin paraprakisht duhet të kalojnë disa proçedura të përcaktuara në ligj, e gjitha kjo në interes të të miturit, duke garantuar një familje të përshtatshme për nevojat e tij specifike.[38]

Interesat e bashkëshortëve, për birësim, konsiderohen sekondare në raport me interesat dhe nevojat e fëmijës.Ky proçes zgjat në kohë dhe finalizohet me futjen e fëmijës në familje, proçes ky i cili nuk përfundon këtu, pasi më tej fëmija ndiqet edhe në familje nga punonjësi social i autorizuar dhe i specializuar për këtë periudhe. Ndjekja e ecurisë pasbirësuese është një proçes që ka evoluar në kohë, në funksion të ndryshimit të bazës ligjore dhe ridimensionimit të vetë birësimit si proçes. Trajnimet dhe bashkëpunimet  me të huajt që e realizojnë këtë proçes prej vitesh, ka bërë të mundur edhe një ndjekje sa më të detajuar dhe konform të gjitha normave sociale të integrimit të fëmijës në familjen e re.Komiteti është krijuar në vitin 1993 duke qenë se, lindi nevoja pasi birësimet bëheshin vetëm me një vendim gjykate dhe më pas nuk dihej asgjë për fatin e fëmijës së birësuar, ku shkonte ai dhe me cilët njerëz jetonte.

Është mëse normale që për ndjekjen e kësaj periudhe, dhe mbi të gjitha për nxjerrjen e konkluzioneve sa më të detajuar dhe në mënyrë profesionale në lidhje me përshtatjen e familjes birësuese, duhet një profesionist i mirëfilltë i fushës së punës sociale ose i psikologjisë.Shqipëria ndaj kësaj shkence është hapur ne vitet e demokracisë, vetëm nga fundi i viteve ’90 kanë dalë studentët e parë të diplomuar në këto lëndë.

Punonjësi social pranë K.SH.B.ka hyrë në strukturë vetëm në vitin 1996, kohë në të cilën filloi edhe ndjekja e ecurisë pasbirësuese për një periudhë një vjecare.Në ligj është e përcaktuar vetëm si klauzolë, periudha pasbirësuese, ndërkohë që nuk parashikohet asnjë masë për ata cifte që me të drejtën e tyre mund të lëvizin nga vendbanimi i mëparshëm, drejt një qyteti apo një shteti tjetër.

Periudha pasbirësuese, deri në ’98 është realizuar me vizita në shtëpi, ndërsa nga ’98 e deri në 2006 është realizuar nëpërmjet dërgimit të një formulari me pyetje të paracaktuara të cilat prindërit duhet ti përgjigjeshin dhe në të, të bashkangjisnin edhe disa foto të fëmijës. Kjo mënyrë procedimi ka filluar me fëmijën J. Z,i birësuar në 13-02-1998, në Shëngjin të Lezhës.

Pyetjet konsistojnë kryesisht në: peshën e fëmijës, gjatësinë e tij, oraret e gjumit, ushqyerja, kontaktet me bashkëmoshatarët, ecurinë e tij në kopësht apo në çerdhe, mënyrën e sjelljes në familje me prindërit dhe familjen e zgjeruar.

Në vitin 2006 duke u nisur edhe nga praktikat e huaja, marrjen e një informacioni më të detajuar për mënyrën e proçedimit edhe të vetë agjensive të huaja për ndjekjen e fëmijëve pasbirësimit, u pa e nevojshme ndjekja e kësaj periudhe në ambientin ku jeton fëmija.

Në 2007 erdhi edhe ndryshimi i ligjit të birësimit nr.9695 date 19/03/2007, i cili e përcaktonte periudhën pasbirësuese nga një vit në dy vjet, cdo gjashtë muaj. Gjithsesi kjo ndjekje bëhet në sajë të një marrëveshjeje të nënshkruar në mirëbesim me ata çifte që birësojnë, pas marrjes së vendimit për birësim nga bordi drejtues i Komitetit Shqiptar  të Birësimit, duke qenë se edhe në ligj nuk kanë asgjë të përcaktuar për mënyrën e proçedimit ose për ndonjë penalizim të mundshëm në rast se çiftet nuk janë korrekt në atë periudhë që është mbushur edhe afati për realizimin e raportit për përshtatjen e fëmijës.

Ajo ç’ka është vënë re gjatë ndjekjes së ecurisë pasbirësuese është se, atashimi me prindërit ndryshon në varësi të moshës së tyre.Më të lehtë e kanë fëmijët e moshës  1-2 vjec, të cilët janë akoma në periudhën e foshnjërisë. Për fëmijët e kësaj moshe mund të themi se prindërit e tyre i’a arrijnë më shpejt të bëhen pika e parë e referimit për fëmijët, në lidhje me mjedisin e ri familjar-shoqëror-social. Për të gjithë ne është e rëndësishme ti japim jetë shprehjes: Famijla është shkolla e detyrave themeluar mbi dashurinë

 

Statistika përmbledhëse për birësimin vendas dhe ndërvendas

Tabela 1

  • STATISTIKE PERMBLEDHESE[39] 1994 – 2011
VITI Kerkesa

Per biresim vendas

Kerkesa per biresim me pelqim Kerkesa per biresim ndervendas Biresime me pelqim Biresime vendase nga institucioni Biresime ndervendase Femije te braktisur te rregjistruar Femije te

semure

e te rritur te

biresuar

 

 

 

 

1994 50 23 1 10 73  
1995 36 32 11 24 27 11 90 3  
1996 45 34 42 34 48 37 123 6  
1997 54 27 40 15 48 39 67 4  
1998 63 28 54 21 43 30 96 12  
1999 57 24 58 36 41 60 60 36  
2000 47 31 35 26 38 35 76 16  
2001 51 30 39 31 41 47 76 29  
2002 31 20 36 28 21 26 37 19  
2003 46 23 31 28 28 26 62 15  
2004 32 18 27 15 28 26 52 17  
2005 53 25 53 24 29 37 48 27  
2006 40 9 35 14 17 25 46 12  
2007 31 17 40 19 29 28 72 22  
2008 33 17 44 22 16 23 38 15  
2009 21 19 24 19 18 15 32 8  
2010 19 4 10 3 27 12 40 5  
2011 22 12 7 10 19 7 40 4  

 

Interpretimi në mënyrë përmbledhëse të statistikave të mësimpërme [40] (1994 –  2011)

Gjatë vitit 2009  janë realizuar 18 birësime vendase ku mosha mesatare e nënës  rezulton të ketë qenë 43.2 vjeç, ndërsa e babait birësues 46.7  vjeç.

Gjatë vitit 2010  janë realizuar 27 birësime ku mosha mesatare e nënës birësuese rezulton te ketë qenë 44.8  vjeç, ndërsa mosha  e babait 45. 3  vjeç.

Gjatë vitit 2011 janë realizuar gjithsej 19 birësime ku mosha mesatare e nënës është 41.1 vjeç, ndërsa ajo e babait 46.5 vjeç.

Vihet re se në këto tre vite është përafërsisht e njëjtë si mosha e nënës ashtu edhe edhe ajo e babait. Shkaqet e kësaj përafërsie shpjegohen me faktin se çiftet e paraqitura në KSHB, kanë konsumuar vite martese së bashku dhe gjatë kësaj periudhe kanë tentuar nëpërmjet metodave mjekësore bashkekohore, derisa për ta në të shumtën e rasteve birësimi mbetet alternative e fundit.

Duke iu referuar numrit të kërkesave të paraqitura, vihet re një rënie e tyre nga viti ne vit  që mund të shpjegohet me faktin se aplikantët të cilët paraqesin kërkesën e tyre janë paraprakisht të informuar me proçedurën apo me kërkesat e legjislacionit ne fuqi (ligjin nr. 9695, dt. 19. 03. 2007) nëpërmjet publikimit në faqen e internetit, apo interesimit në zyrat e Komitetit. Në vitin 2011 ka një rritje te numrit të kërkesave si dhe dosjeve të rregjistruara, pasi në këtë periudhë janë përshirë edhe pjesa e aplikantëve të cilët prisnin ndryshimet në ligjin e birësimeve.

Nga kërkesat e paraqitura  në vite në krahasim me dosjet e rregjistruara rezulton që mesatarisht 35 % e aplikantëve fillojnë proçedurat e birësimit. Rënia e numrit të kërkesave nga fshati në krahasim me kërkesat e ardhura nga qyteti shpjegohet me faktin se për fshatin mbetet pengesë plotësimi i dokumentacionit të shtëpisë si dhe tendenca për realizim birësimi me pëlqim.

Nisur nga kjo tabelë vihet re se Komiteti Shqiptar  i Birësimeve, duke u nisur nga interesi më i lartë i fëmijëve, përveç elementëve të tjerë,  realizon një përshtatje të studjuar ndërmjet moshës së fëmijës së propozuar dhe aplikantit birësues.  Konkretisht, femijët me grup – moshën më të vogël janë birësuar nga prindër me moshë më të re. Me rritjen e moshës së fëmijës edhe mosha mesatare e prindërve  birësues është më e madhe.

Duke krahasuar të dhënat e vitit  2009 me ato të 2010 , vihet re se në vitin 2010 për të njëjtat grup – moshash të fëmijëve kemi çifte me një moshë mesatare relativisht më të re. Pra, duket qartë se mosha mesatare e prindërve birësues ka ardhur duke u ulur.

Për vitet 2009 e 2010 nuk ka patur asnjë rast birësimi të aplikantëve me moshë të madhe mbi 60 vjeç.

 

PËRFUNDIME DHE PROPOZIME

  • Insituti i birësimit konsiderohet një akt juridik solemn, me anë të të cilit synohet të vendosen, mes birësuesit dhe të birësuarit, marrëdhënie të njëjta si ato të gjinisë. Prioritet kryesor i duhet dhënë për ti lejuar fëmijës të rritet në gjirin e familjes së tij.
  • Birësueshmëria nuk është vetëm një situatë juridike. Ajo duhet të marrë parasysh disa elemente, si psikologjike, sociale, mjeksore dhe jurdike.
  • Qëllimi i birësimit është që ti sigurohet fëmijës që i është privuar ose jo mjedisi familjar mundësia tëvendoset në mënyrë të përhershme në një familje birësuese. Prioritet i duhet dhënë fëmijës për të lejuar që të rritet në gjirin e famlijes së birësuese.
  • Qeveria dhe shoqëritë civile duhet të tregojnë një përkushtim të veçantë për familjet e origjinës për t’ju krijuar në këtë mënyrë mundësitë që të kujdesen për fëmijët e tyre.
  • Formulim i politikave dhe i programeve të cilat kujdesen për zhvillimin njerëzor dhe drejtësinë sociale, duke i ofruar familjeve dhe nënave në vështirësi mbështjetje psikologjike, sociale dhe financiare.
  • Birësimi ndërkombëtar është ndihmës për birësimin kombëtar. Vendimi për një birësim ndërkombëtar duhet marrë vetëm pasi më parë të jetë kërkuar, pas asnjë rezultat, apo një zgjidhje e kënaqshme në vendin e tij të origjinës.
  • Birësueshmëri e fëmijës duhet të vendoset përpara se të ndërmerret procesi i birësimit. Pra ky vendim nuk do të vihet në zbatimi pa u nisur nga një studim psiko-mjeko-social të fëmijës dhe familjse së tij të origjinës. Familja birësuese duhet të cilësohet paraprakisht e njohur si e kualifikuar., përpara se të ndërmerret praktika e birësimit.
  • Aksesi në dokumentat e tyre do të jetë i mirë përcaktuar. Fëmija, prindërit biologjikë dhe familja birësuese gëzojnë të drejtën e konfidencialitetit dhe të respektimit të jetës së tyre.
  • Urdhëri i birësimit jepet nga organet kompetete për realizimin e procedurës së birësimit.Gjykata dhe KSHB-ja duhet të jenë të paanshëm në dhënien e verdiktit përfundimtar, për garantuar në këtë mënyrë interesin më të lartë të fëmijës.
  • Mungesa e një kufiri të përcaktuar moshe për birësuesin has probleme në zbatimin e drejtë të ligjit. Për këtë arsye, është e domosdoshme përcaktimi i moshës së prindit birësues.
  • Organi kompetent për përfudnimin e procedurës së birësimit është gjykata. Vendimi i gjykatës, me anë të të cilit pranohet kërkesa për birësim, vendos birësimin e plotë dhe të parevokueshëm. Kjo nënkupotn se fëmija i jep fund të gjitha raporteve formale dhe substanciale me familjen e origjinës.
  • Si legjislacioni vendas ashtu edhe ai nërvendas barazojnë statusin e fëmijës biologjik me atë të fëmijës së birësuar.
  • Legjislacioni shqiptar i birësimit nuk e njeh birësimin jo të plotë, sipas të cilit fëmija i birësuar i mban lidhjet me famijlen biologjike. Pra pas birësimit, i birësuari shkëput çdo marrëdhënie juridike me familjen juridike.
  • Familja është dhe do mbetet ambjenti IDEAL për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës!!!

 

Bibliografia

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

-Kodi Familjes së Republikës së Shqipërisë

-Kodi Procedurës Civile së Republikës së Shqipërisë

-Mandro. A, Meçaj. V, Zaka. T, Fullani.A, E drejta Familjare, “Kristalina KH”, Tiranë 2006

-Omari. S. Instrumentat ligjore në mbrojtje të të miturit të privuar nga kujdesi prindëror. Birësimi dhe kujdestaria. Tiranë, 2011

-Qendra Ndërkombetare e Referimit per Mbrojtjen e Minoreneve në Birësim- Gjenevë.Shërbimi Social Ndërkombëtar / Seksioni Italian.Të drejtat e fëmijëve në birësimin Kombetar dhe Ndërkombëtar.

-Ligjin nr. 8624 datë 15/06/2000 mbi Aderimin e Shqipërisë në Konventen e Hagës “ Për mbrojtjen e fëmijeve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë vendit”, ( botuar në fletoren zyrtare nr.18, Korrik 2000 faqe 872).

-Konventën e Kombeve të Bashkuara të 20 Nentorit 1989 “ Për të drejtat e fëmijeve”, e cila ka hyrë në fuqi më 28/03/1992.

-Ligjin nr. 9062 datë 08/05/2003, “Kodi i Familjes” ( botuar në fletoren zyrtare nr.49, Qershor 2003 faqe 1907 dhe ka hyrë në fuqi më 21/12/2003).

-Ligji nr 9695 date 19/03/2007 “ Për proçedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”   (botuar në fletoren zyrtare nr. 36 Prill 2007, faqe 960 ).

-Ligjin Nr.10 358, datë 16.12.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9695, datë 19.3.2007 “Për proçedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve“.

-Ligjin Nr.9443 datë 16.11.2005 “ Për aderimin e RSH në Konventën për juridiksionin, ligjin e zbatueshëm, njohjen zbatimin dhe bashkëpunimin, në lidhje me përgjegjësinë prinderore dhe masat për mbrojtjen e fëmijëve”.

-Ligjin Nr.9359 datë 24.05.2005 “Për raftifikimin e Konventës Europiane për mardhëniet me fëmijët”.

-Ligjin Nr.9446 datë 24.11.2005 “ Për aderimin e RSH në Konvetën për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombetar të fëmijës

-Ligjin Nr.9544 datë 29.05.2006 ‘Për ratifikimin e marrëveshjes mes Këshillit të Ministrave të RSH Qeverisë së Republikës Greke për mbrojtjen dhe asistencën e fëmijëve viktima të trafikimit

-Ligji Nr.9669 datë 18.12.2006 “ Për masat ndaj dhunës në mardhëniet familjare”

-VKM Nr.399 datë 01.06.2011 “ Për përbërjen dhe rregullat e funksionimit të komisionit të Miratimit të Agjensive Ndërmjetësuese të Huaja”.

-Ligji Nr 8624, datë 15.06.2000, Për aderimin në” Konventën e Hagës”, “Për mbrojtjen e Fëmijëve dhe bashkëpunimin për Birësimet jashtë vëndit”.

-Vendim nr 4808, datë 14.05.2012 Gjykata e Shkallës së Parë

Vendimi nr 10554, datë 21.05.2012 Gjykata e Shkallës Së Parë

Vendimi nr 2425, datë 15.03.2012 Gjykata e Shkallës së Parë

-Burime të marra pranë KSHB-së

Website

– Overview of Italian Adoption Law. http://ëëë.adoptionpolicy.org/pdf/eu-england.pdf. vizituar për herë të fundit 15 qershor 2012

– Overview of  English Adoption Law. http://ëëë.adoptionpolicy.org/pdf/eu-england.pdf. vizituar për herë të fundit 15 qershor 2012

 

 

[1] Ilir Çumani. Mendimi dhe interpretimi Juridik. Birësimi, ky ligj pak i njohur nga të gjithë dhe i keqkuptuar. http://www.gazetashqip.com/sociale/20c257c32304e5c6ed7de8bdaa61dd20.html. vizituar për herë të fundit date 17 qershor 2012

[2] Giovani Bonilini: “Komentar I të Drejtës Familjare”, Dott. A. Giuffre, Milano

[3]Programi I Formimit Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës 2009 – 2012 për Gjyqtarë e Prokurorë.http://www.magjistratura.edu.al/media/users/4/PTV_2009_2012.pdf, fq, 90. vizituar për herë të fundit dt 17 Qershor 2012

[4] Sonila Omari. Instrumenta ligjore në mbrojtje të të miturit të privuar nga kujdesi prindëror.Birësimi dhe kujdesataria.Tiranë 2012. faqe 18-19

[5]Podrovica, Hamdi. (2012)‘Birësimi në rregullativën e re ligjore’, e vlefshme ne linkun:http://pdfdoënloadfree.net/?pdfurl=1qeXpurpn6ËihSUpOGul66nh7DhpIË8ydLU24m48rr3NfV0teHr9ufoayL1Jah6Kean6mYzejc1aqhmOXr3aPiztjY6M7VltTi2ZjR4dmk3cnSnqeb07DG3dbSzcTV2ePU3tjZxqLYydaUpOs ,vizituar për herë të fundit 14 qershor 2012.

[6]Vojislav, Bakic.Veper e cituar, faqe 22.

[7]Adrogatio ishte mënyra solemne e birësimit të personave meshkuj madhorë sui juris.Me rastin e aktit

të adrogimit, që kryhej para comita calata, i adroguari hiqte dorë, nga familja e tij, nga kulti i tij

familjar dhe kalonte si anëtar i familjes  së birësuesit. Shih: Ivo Puhan: vepra e cituar,faqe193.

[8]Adoptio paraqitej në dy lloje të ndryshme: birësimi i mirfilltë, si pasojë e të cilit personi që ndodhej nën

patria potestas të një pater familias, kalonte nën një tjetër patria potestas; dhe adrogatione, ku i

birësuari ishte një person sui-iuris-person që nuk ndodhej nën pushtetin e asnjë pater familias, i cili

kalonte nën patria potestas të personit që e birësonte, duke u bërë kështu si pasojë e birësimit, një

alieni iuris.

[9]Në të drejtën romake marrëdhënia familjare nuk bazohej në lidhjen e gjakut, sikurëse ndodh në të

drejtën modern, por bazohej në një lidhje civile që njihej me termin agnacione. Vetëm më vonë , në

fazën e fundit të së drejtës romake, cognatione apo lidhja e gjakut do të shërbejë si bazë për lindjen e

marrëdhënies familjare. Për sa më lart, është më se e kutpueshme se birësimi ka luajtur në të drejtën

romake një rol të dorës së parë.

[10]Ksanthipi Begeja. E Drejta Familjare e RPSSH, viti 1984, faqe 187.

[11]Fjala “adoptim” vjen nga latinishtja dhe do te thotë “të zgjedhësh

[12]Kodi Civil I Republkikës së Shqipërisë I vitit 1929

[13]Neni 274 I Kodit Civil të vitit 1929.

[14]Podrovica,Hamdi (2012) “Birësimi në rregullativën e re  ligjore”, E vlefshme në linkun,

http://pdfdoënloadfree.net/?pdfurl=1qeXpurpn6ËihSUpOGul66nh7DhpIË8ydLU24m48rr3NfV0teHr9ufoayL1Jah6Kean6mYzejc1aqhmOXr3aPiztjY6M7VltTi2ZjR4dmk3cnSnqeb07DG3dbSzcTV2ePU3tjZxqLYydaUpOs ,vizituar për herë të fundit 14 qershor 2012.

[15]Arta Mandro, Vjollca Meçaj, Tefta Zaka, Arjana Fullani. E drejta Familjare, “Kristalina KH”, Tiranë

2006, faqe 240.

[16]Kodi Civil i vitit 1929

[17]Ligjit nr.431, datë 15.05.1947 “Mbi tutelën dhe adoptimin e fëmijëve të mitur dhe pa prindër”.

[18]Ksanthipi Begeja.E Drejta Familjare e RPSSH, viti 1984, faqe 45.

[19]Ligjin nr.602, datë 19.05. 1948 “Mbi adoptimin”

[20]Me dekretin nr.3327, datë 1.9.1961 u ndryshua neni 18 i ligjit nr.602 datë 19.5.1948 “Mbi adoptimin”.

[21]Kodi i Familjes miratuar me ligjin nr. 4020, datë 20.6.1965

[22]Kodi i Familjes, i miratuar me ligjin nr.6599, datë 29.6.1982

[23]Arta Mandro-Balili. Parimi I interest më të lartë të fëmijës. Rëndësia dhe sfidat e zbatimit të tij.

Revista Jeta Juridike 2008.http://drejtesiashqiptare.com/?p=1028 vizituar për herë të fundit në 19

qershor 2012

[24]Konventa mbi të drejtat e fëmijës (CRC).Raporti fillestar dhe i parë periodik i shteteve

palë.http://ëëë.mfa.gov.al/dokumenta/crc_report.pdf. vizituar për herë të fundit më 14 maj 2012

[25] Kodi i Familjes së RPSH, neni 48

[26]Kodi i Familjes së RPSH, neni 1

[27]Qendra Ndërkombetare e Referimit per Mbrojtjen e Minoreneve në Birësim- Gjenevë.Shërbimi

Social Ndërkombëtar / Seksioni Italian.Të drejtat e fëmijëve në birësimin Kombetar dhe Ndërkombëtar.http://ëëë.issssi.org/2009/assets/files/ethicaldocument/EthicalGuide/Ethical%20Guide%2099%20ALBANIAN.pdf vizituar për herë të fundit 27 qershor 2012

[28]Qendra Ndërkombetare e Referimit për Mbrojtjen e Minorenëve në Birësim- Gjeneve.Shërbimi Social

Ndërkombetar/Seksioni Italian.Të drejtat e fëmijëve në birësimin Kombëtar

dheNdërkombëtar.http://ëëë.issssi.org/2009/assets/files/ethicaldocument/EthicalGuide/Ethical%20Guid

    e%2099%20ALBANIAN.pdf vizituar për herë të fundit 27 qershor 2012

[29]Arta Mandro, Vjollca Meçaj, Tefta Zaka, Arjana Fullani. E drejta Familjare, “Kristalina KH”,

Tiranë 2006, faqe 643.

[30]Konventa mbi të drejtat e fëmijës, neni 1 (CRC).Raporti fillestar dhe i parë periodik i shteteve palë.

faqe 15 http://ëëë.mfa.gov.al/dokumenta/crc_report.pdf

[31]Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

[32]Programi i Formimit Vazhdues të Shkollës së Magjistraturës 2009 – 2012 për Gjyqtarë e

Prokurorë.

http://ëëë.magjistratura.edu.al/media/users/4/PTV_2009_2012.pdf, fq 90, vizituar për herë të

fundit dt 17 Qershor 2012

[33]Sonila Omari. Instrumenta ligjore në mbrojtje të të miturit të privuar nga kujdesi

prindëror.Birësimi dhe kujdesataria.Tiranë 2012. faqe 18-19

[34]Arta Mandro, Vjollca Meçaj, Tefta Zaka, Arjana Fullani. E drejta Familjare, “Kristalina KH”,

Tiranë 2006, faqe 655.

[35] See Section 14 of the Adoption Act 1976

[36]  Se la sentenza straniera di adozioni ha asseganato al bambino il cognome  paterno e quello

materno, il doppio cognome puo essere mantenuto anche Italia?

http://ëëë.commissioneadozioni.it/it/domande-frequenti/sezione-e/e2.aspx, vizituar për herë të

fundit 18 qershor 2012

[37]http://ëëë.minori.it/neës/corte-strasburgo-sC%%AC-alladozione-Foster

[38] Shënim: Këto informacione të përpunuara janë marrë nga një studimi i bërë nga KSHB-ja,

faqe 64-69

[39] Shënim: Statiskitat përmbledhëse janë  marrë  pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit 1994-2011

[40] Shënim: Statiskitat përmbledhëse janë  marrë  pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit 1994-2011

Comments are closed.