PUNË PRAKTIKE NË PTK PËR STUDENTËT E KOLEGJIT ISPE

PTKISPE

Pesë studentë të Kolegjit ISPE kanë filluar me punë praktike në Postën e Telekomin e Kosovës, si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve shumë të mira që Kolgji ISPE ka me kompaninë publike të postës e telekomit.

Fatjona Vilaj, Ardiana Zejnullahu, Egzon Fazliu, Adonisa Kurteshi dhe Arbenitë Konjushevci janë studentët që sot kanë nisur me punë praktike, që atyre do të tu ndihmojë në përsosjen e mëtejme akademike dhe profesionale.

Anëtari i Këshillit Drejtues të Kolegjit ISPE Avni Mazrreku uroi studentët që kanë filluar me punë praktike dhe pohoi se “PTK do të jetë një prej partnerëve strategjikë të Kolegjit ISPE. Ne do të synojmë që tu mundësojmë studentëve tanë praktikë edhe në kompani dhe institucione tjera, kurse PTK-në e falënderojmë për gatishmërinë që tu japë rast studentëve tanë”.

Përveç aranzhimit të mundësive për punë praktike, Kolegji ISPE vazhdon të jetë lider për kah numri i studentëve që fitojnë bura në universitete prestigjioze në Evropë, vazhdon të mbajë bashkëpunim me universitete nga Gjermania dhe vende tjera të Evropës dhe planifikon që këto lidhje ti fuqizojë edhe më tej në vitin e ri akademik.

Comments are closed.