NJOFTIM PËR STUDENTËT DHE STAFIN AKADEMIK TË KOLEGJIT ISPE

 

ish-presidenti-moisiu-ldquo-qytetar-nderi-rdquo-i-prishtin-euml-s hdNjoftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik i Kolegjit ISPE se Presidenti i Republikës së Shqipërisë në periudhën 2002-2007, Dr. Alfred Moisiu, do të vizitoj Kolegjin ISPE të mërkurën, më 30 Mars, dhe të enjten, më 31 Mars.

 

Këshilli Drejtues i Kolegjit ka marrë vendim që Ekselencës së Tij, Z. Moisiu, t’a dekorojë me  titullin më të lartë  Doctor Honoris Causa për kontributin e tij të çmuar në avancimin e pozitës e të gjithë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare; tranzicionin e Republikës së Shqipërisë drejt një shoqërie moderne, demokratike dhe të orientuar drejt integrimeve Euro-Atlantike, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet të shtetit të pavarur të Kosovës.

 

Ceremonia e ndarjes së çmimit Doctor Honoris Causa për Z. Moisiu do të mbahet të mërkurën më 30 Mars dhe fillon në orën 12.00. Studentët dhe mësimdhënësit e ftuar duhet të arrijnë më herët në Kolegj për shkak të sistematizimit të tyre në sallën ku do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit.

 

Comments are closed.