Të nderuar Studentë të Kolegjit ISPE,
Njoftohen të gjithë studentët e të gjitha niveleve dhe programeve studimore të Kolegjit ISPE dhe opinion publik se në kuadër të aktiviteteve dhe organizimeve të shumta studentore të organizuara nga Kolegji ISPE, Organizata e Studentëve Evropian, e cila vepron në kuadër të Kolegjit ISPE, në vazhdën e aktivitetit të rregullt të saj, organizon zgjedhjet për strukturën udhëheqëse të saj si dhe për strukturat drejtuese të Organizatës së Studentëve Evropian.
Procesi për zgjedhjen e strukturave të Organizatës së Studentëve Evropian ka filluar me mbledhjen e mbajtur nga kryesia aktuale e cila ka marrë vendim për fillimin e procesit zgjedhor dhe gjithëpërfshirjen e studentëve në këtë proces. Te drejtë kandidimi për Kryetar/e të Studentëve Evropian kanë të gjithë studentët e Kolegjit ISPE, ashtu sikurse të drejtë vote kanë të gjithë studentët e Kolegjit ISPE, të cilët me votë të fshehët zgjedhin udhëheqjen e tyre.
Të gjithë kandidatët e interesuar për të konkurruar për Kryetar/e të Organizatës së Studentëve Evropian, duhet të plotësojnë një formular të cilën mund ta marrin në Zyrën për Shërbimin e Studentëve (Zyra Nr. 9, Kati i III-të). Afati i aplikimit zgjat 6 ditë, prej: Dt. 01 Dhjetor 2014, deri më: 06 Dhjetor 2014, nga ora 09:00 deri në ora 18:00. Aplikacionet e plotësuara nga kandidatët duhet të dorëzohen tek Koordinatori për Zgjedhje të Organizatës se Studentëve Evropian ( Zyra Nr. 9, Kati i III-të) dhe më pastaj verifikohen nga Komisioni Zgjedhor ( i cili përbëhet nga përfaqësuesit e gjeneratës së çdo programi, të zgjedhur nga vetë studentët).
Komisioni Zgjedhor të cilit i prin Koordinatori për Zgjedhje, shqyrton kandidaturat e kandidatëve për Kryetar/e dhe pas publikimit të vendimit për kandidaturat, palët kanë të drejtë ankese dhe dorëzimin e tyre me Dt. 06 Dhjetor 2014, Komisioni Zgjedhor në rast ankese, e shqyrton atë, vendimi i Komisionit është përfundimtar dhe kandidatët e nominuar janë kandidatë zyrtar për votim nga studentët, duke ju dhënë kështu mundësi studentëve të njohin kandidatët dhe të kenë mundësinë e zgjedhjes mes tyre.
Procesi i votimit fillon të Ejten, Dt. 11 Dhjetor 2014 dhe zgjat gjatë gjithë javës përfshirë të Shtunën, Dt. 13 Dhjetor 2014, ditë në të cilën edhe mbyllet procesi i votimit dhe bëhet numërimi i të gjitha votave nga anëtarët e Komisionit Zgjedhor ( të zgjedhur nga vetë studentët) dhe një përfaqësues nga stafi akademik në praninë edhe të një vëzhguesi të zgjedhur nga secili kandidatë për Kryetar/e. Publikimi rezultateve bëhet publik po atë ditë. Të drejtë votë kanë të gjithë studentët e të gjitha programeve dhe niveleve studimore të Kolegjit ISPE, për detajet dhe mënyrën dhe vendin e votimit si dhe procesin e votimit në tërësi do të njoftoheni me kohë.
Duke rikujtuar rëndësinë e këtij procesi, ftojmë të gjithë studentët që të jenë pjesë e vendimmarrjes për përfaqësimin e tyre dhe njëherit sigurojmë për transparencë dhe mbarëvajtje të rregullt e demokratike të procesit zgjedhor.
Organizata e Studentëve Evropian e cila vepron në kuadër të Kolegjit ISPE është një ndër komponentët më të rëndësishme të Kolegjit ISPE, duke pasqyruar cilësinë akademike dhe studimore të Kolegjit ISPE të realizuar edhe nëpërmjet aktiviteteve dhe organizimeve të shumta shkencore që ka organizuar gjer më tani.
Për informacione tjera për procesin zgjedhor, mbarëvajtjen dhe procedurat e zgjedhjes ju lutem drejtohuni në Zyrën për Shërbimin e Studentëve në Kolegjin ISPE ( Zyra Nr. 9, Kati i III-të).
Me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor, Kolegji ISPE do të njoftoj opinionin publik me strukturën e re udhëheqëse.
Të gjithë kandidatëve për Kryetar/e ju dëshirojmë suksese në procesin zgjedhor.