NJOFTIM PËR MBAJTJEN E LIGJËRATËS « SFIDAT GLOBALE TË SIGURISË »

Karl-Heinz-Lather  Bengt Klaus Reinhardt

 Ju njoftojmë se me 15 nëntor 2016 në ora 13h30, në Kolegjin ISPE do të mbahet ligjërata «Sfidat e sigurisë globale » , me ligjërues : anëtarët e Këshillit të ISPE, Gen. Klaus Reinhard, Gen. Karl Heinz-Lather, Gen. Volker Halbauer dhe Prof. Bengt Beutler.

Siguria dhe Mbrojtja janë sfidat e mëdha të shekullit 21. Në një epokë dhe një botë në evoluim të vazhdueshëm e cila po kërcënohet nga terrorizmi ndërkombëtar dhe konfliktet e hapura, është rikthyer vëmendja e Bashkësisë Ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel global. Sot dhe sidomos pas 11 shtatorit 2001, konteksti i ri gjeopolitik regjional dhe botëror ka bërë që ndjenja e rrezikut dhe kërcënimit të jetë e përditshme. Prandaj, jo rastësisht siguria, qoftë ajo kombëtare, rajonale apo ndërkombëtare konsiderohet si një e mirë dhe nevojë fondamentale mbi bazën e së cilës mund të zhvillohemi, të integrohemi dhe të kemi të ardhme të sigurt politike dhe ekonomike.

Për këto që u përmenden më lartë dhe për shume çështje tjera që kanë të bëjnë me sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare do të flasin gjeneralët e lartpërmendur, të cilët kanë një përvojë të jashtëzakonshme në ushtrinë e tyre dhe në kuadër të NATO-së, në funksione udhëheqëse.

Ftohen të gjithë studentët, stafi akademik i Kolegjit ISPE  dhe të interesuarit e tjerë të marrin pjesë në këtë ligjëratë e cila do të jetë e hapur për publikun.

Comments are closed.