Kolegji ISPE njofton të gjithë studentët se është hapur afati për aplikim për programin i cili implementohet nga organizata Education Unlimited në bashkëpunim me Europazentrum Baden-Württemberg, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Landit Gjerman Baden-Württemberg dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
Afati për aplikim është nga data 24.10.2017 (e marte) deri me daten 30.10.2017 (e Hane) te zyra e Regjistrimit të Kolegjit ISPE kati i III.
Projekti në fjalë parashihet të zgjasë për një periudhë 3 vjeqare, gjatë kësaj kohe 8 studentë të Kolegjit ISPE do të kenë mundësinë të jenë pjesë e ligjeratave dhe vizitave studimore të cilat do të zhvillohen në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të njihen me idetë federaliste të Landit të Baden-Württemberg-ut dhe për rëndësinë që ka BE-ja në raport me një shtet federal. Vizita tjetër planifikohet të jetë në Strasbourg të Francës, ku do të vizitohen institucionet e rëndësishme si: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës.
Qëllimi i këtij projekti është të kuptuarit se a mund të shërbejë pajtimi midis Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore si një model pajtimi për vendet e Evropës Juglindore?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Kolegjit ISPE të cilën e njohin gjuhen angleze dhe janë studentë të Kolegjit ISPE.
Për më shumë informacione mund të na kontaktoni edhe në numrin e telefonit 045 700 744 ose te zyra e regjistrimit në objektin e Kolegjit ISPE.
Studime Evropiane për të Ardhme Evropiane!