Gjeneral Karl-Heinz Lather dhe Gjeneral Klaus Reinhardt do të mbajnë ligjëratë para studentëve të Kolegjit ISPE

Karl-Heinz-Lather  Klaus Reinhardt

Njoftohen të gjithë studentët dhe stafi akademik i Kolegjit ISPE se nesër, më datë 7 Prill 2016, në ora 12:00 do të mbajnë ligjëratë të përbashkët Gjeneral Karl-Heinz Lather – Kryetar i Këshillit të Kolegjit ISPE dhe Gjeneral Klaus Reinhardt, Anëtar i Këshillit të Kolegjit ISPE lidhur me temën: “Sfidat e sigurisë ndërkombëtare’ –temë kjo që kohëve të fundit ka fituar popullaritet me rritjen e rrezikut nga terorrizmi, krizat e refugjatëve si dhe ngjarje tjera të ndërlidhura me sigurinë ndërkombëtare.

Gjenerali Klaus Reinhardt (1941-) është Gjeneral në pension i ushtrisë Gjermane. Spektri i tij akademik lidhet me studimet në fushën e historisë dhe shkencave politike, përderisa ka doktoruar me disertacion mbi dështimin strategjik të Hitlerit në betejën e Moskës. E tërë karriera dhe vepra e tij është e fokusuar në sferën e sigurisë, e cila kulmoi me gradimin e tij në Gjeneral me Katër Yje si Komandant i Forcave Tokësore të Aleancës së Evropës Qendrore. Gjeneral Reinhardt ka komanduar në të gjitha nivelet e ushtrisë gjermane, duke filluar nga togat deri tek kompanitë, brigadat, batalionet dhe misionet ushtarake ndërkombëtare. Aktualisht është Anëtar i Këshillit të Kolegjit ISPE.

Karl-Heinz Lather (1948-) filloi karrierën e tij ushtarake që nga viti 1968 atëherë kur ka filluar edhe trajnimet për t’u bërë oficer i artilerisë. Ai i ka shërbyer divizioneve dhe batalioneve të ndryshme ushtarake. Gjeneral Lather ka qenë komandat i SFOR-it në kohën kur NATO ka hyrë në Kosovë, ai ka një përvojë të konsiderueshme në operacionet e NATO-s në kuptimin ushtarak dhe atë politik. Është i nderuar me shumë tituj dhe është Gjeneral me Katër Yje, e poashu i angazhuar si ligjërues dhe Kryetar i Këshillit në Kolegjit ISPE.

Prandaj, nisur nga rëndësia e një teme të tillë, dhe rastit unik që të mësohet nga dija dhe përvoja e gjatë e këtyre dy figurave të shquara të fushës së sigurisë, ftohen studentët dhe stafi akademik i Kolegjit ISPE që të marrin pjesë në këtë ligjëratë,e cila do të mbahet në Sallën nr. 2, ditën e Enjte  (07/04/2016), në ora 12:00. Studentët do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë me Gjeneralët Reinhardt dhe Lather, e poashtu të shtrojnë pyetje për çështjet e ndërlidhura që i interesojnë.

Kolegji ISPE

Comments are closed.