Ministri Çollaku mbanë ligjëratë për studentët e Kolegjit ISPE dhe atyre të Heidelbergut

ispeheidelberg2016

Në vazhdën e thellimit dhe zgjerimit të aktiviteteve akademike ndërkombëtare, që Kolegji ISPE i realizon qysh nga themelimi i tij, edhe këtë semestër fillojnë sesionet e përbashkëta me Universitetin e Heidelbergut, që vijojnë me sukses të plotë për vitin e katërt me rradhë.

Çdo vit, studentë dhe profesorë nga Universiteti i Heidelbergut vijojnë sesionet në Kolegjin ISPE në Prishtinë, së bashku me studentë të këtij institucioni lidhur me tema të ndryshme nga fushat e studimeve Evropiane, të Sigurisë dhe ato Politike, ku diskutohen atributet teorike dhe zgjidhjet praktike të fushavehulumtuese. Këtë vit, temë hulumtimi do të jetë “State-building dilemmas: International Post-Conflict Management in Balkans”.

Nisur nga relevanca dhe rëndësia e kësaj teme, sot në ora 15:00, merastine hapjes së sesionittë ligjëratavepër vitin akademik 2015/16, mori pjesë Ministri i Integrimit Evropian, Z. Bekim Çollaku, përkrah Prof. Sebastian Harnisch nga Universiteti i Heidelbergut dhe Prof. Avni Mazrreku nga Kolegji ISPE.

Ministri Çollaku, ka shpjeguar para studentëve gjermanë dhe studentëve tonë, proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugën e saj drejtë integrimit evropian.  Ministri Çollaku ka potencuar se  bashkëpunimet, shkëmbimet mes studentëve dhe sesionet e tilla do të jenë më të shpeshta falë mundësisë për të lëvizur pa viza që do ta kenë edhe studentët kosovarë.

“Institucionet tona janë të përkushtuara që të ndërmarrin reformat e duhura të cilat do të transformojnë sistemin tonë politik, ekonomik dhe shoqëror duke e afruar Kosovën me BE”-në, ka thënë ministri Çollaku.

Po ashtu ka vlerësuar lartë njohuritë që kishin të gjithë studentët lidhur me politikat e BE-së dhe marrëdhëniet e Kosovës me BE-në si dhe i është përgjigjur interesimit të tyre për shumë çështje që lidhen me agjendën evropiane të vendit.

Studentë të shumtë të Kolegjit ISPE iu bashkuan këtij eventi dhe kolegëve të tyre nga Universiteti i Heidelbergut për të dëgjuar fjalët e rastit të Ministrit Çollaku, dhe përfaqësuesëve të institucioneve partnere të këtij organizimi.

Këto sesione do të vazhdojnë për disa ditë, dhe studentët do të kenë mundësinë unike që të shkëmbejnë përvojat me homologët e tyre nga Universiteti i Heidelbergut, e poashtu të ndjekin ligjërata nga personalitetet më eminentë Kosovarë dhe ndërkombëtarë të nivelit të Ministrave, përfaqësuesëve qeveritarë, organizatave ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile; si dhe studentët do të kenë rastin të vizitojnë institucione dhe struktura në shërbim të tematikës së këtyre ligjëratave.

Comments are closed.