Mbahet ligjërata "Sfidat e Sigurisë Globale" në Kolegjin ISPE

konferenca

Në Kolegjin ISPE u mbajt ligjerata « Sfidat e sigurisë globale », me ligjerues : Gjeneral Karl-Heinz-Lather, Gjeneral Volker  Halbauer dhe Prof. Dr. Bengt Beutler, të cilat janë gjithashtu anëtarë të Këshillit të Kolegjit ISPE .

Kjo ligjeratë iu dedikua në tërësi sfidave dhe kërcënimeve kryesore me të cilat po ballafaqohet bota siq janë : krizat në Siri, Irak dhe Ukrainë, përkeqësimi i mardhënieve Rusi – Perendim, rritja e ekstremizmit të dhunshëm dhe lufta kundër terrorizmit, përhapja e armëve nukleare, kriza e refugjatëve në tërë botën dhe situata në Lindjen e Mesme.

 

Ishte konstatim i të tre ligjeruesëve, se siguria globale nënkupton masa ushtarake dhe politike, të cilat duhet t’i marrin shtetet dhe organizatat ndërkombëtare siq janë OKB dhe NATO me qëllim të garantimit të sigurisë nacionale, rajonale dhe ndërkombëtare.

 

S’do mend se një pjesë e kësaj ligjerate iu kushtua edhe zgjedhjeve presidentciale në SHBA dhe impaktit pozitiv apo negativ që mund ta ketë ardhja e Z. Donald Trump në krye të SHBA-ve. Rreth kësaj çështjeje apo shqetësimit i cili është ngritur gjithandej nëpër Evropë dhe i cili ka të bëjë kryesisht me sigurinë evropiane dhe mardhëniet e reja eventuale të SHBA-ve me Rusinë, ligjeruesit ishin të mendimit se marrë parasysh fjalorin e Z. Trump gjatë fushatës, këto shqetësime janë legjitime, megjithatë sipas tyre duhet pritur veprimet konkrete të administratës amerikane dhe për më tepër në qoftë se eventualisht hiqet obrella e sigurisë amerikane ndaj Evropës, kjo e fundit duhet të jetë vetë e aftë të garantoj sigurinë e saj dhe t’u përgjigjet të gjitha sfidave dhe kërcënimeve eventuale.

Kjo ligjeratë zgjoi interesim të jashtëzakonshëm të stafit akademik dhe studentëve të Kolegjit ISPE, e njejta ishte e hapur edhe për media dhe publik.

Comments are closed.