Profili dhe struktura e programit:
Programi studime të sigurisë master është program unik dhe i llojit të vecantë në Kosovë. Kolegji ISPE e ka hartuar këtë program duke i marrë parasysh edhe lëndët e shkencave politike dhe drejtësisë, por duke u përqendruar në multi-dimensionalitetin e studimeve të sigurisë. Plani dhe programi i Departamentit për Studime të Sigurisë – Master ka komplementuar dhe avancuar më tej programin e studimeve themelore. Kolegji ISPE, për zbatimin të mirëfilltë të këtij programi, ka ndërtuar këtë plan dhe program të përbashkët (Join Curiculum) me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Regensburgut në Gjermani në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë universitet.
Qëllimi i programit
Sot, në Evropën e bashkuar dhe të integruar është e pamundur që studentët krahas studimit të së drejtës dhe shkencave politike të mos kenë njohuri për debatin bashkëkohor lidhur me studimet e sigurisë, sistemet e sigurisë kombëtare apo edhe për kërcënimet ndërkombëtare të sigurisë, si dhe terrorizmin e krimin e organizuar.
Si një program i cili mbështetet në standardet dhe të arriturat më bashkëkohore të studimeve të sigurisë, ai ka për qëllim që studentët ti aftësojë në lëmin e studimeve të sigurisë, duke ju ofruar një rezyme të qartë dhe perspektivë më të avancuar të cështjeve të sigurisë. Programi bazohet në kurrikulat më moderne të cilat ndër të tjera informojnë studentët me sfidat globale të sigurisë, strategjitë e sigurisë, mbikqyrjen e sektorit të sigurisë, menaxhimin e krizave, terrorizmin, etj. E gjithë kjo me qëllim studentët të cilët kryejnë këtë program të pajisen me aftësi të mirëfillta për t’i shërbyer tregut në zhvillim të sektorit të sigurisë.
Thirrja akademike
Në përfundim të studimeve, kandidati fiton thirrjen akademike:
- Master në Studime të Sigurisë.
Kohëzgjatja e studimeve
Studimet master kryhen në kohëzgjatje prej dy vitesh akademike bazuar në sistemin e studimeve të Kartës së Bolonjës (3+2).
Studimet dy vjeçare zgjasin katër semestra. Një semestër në studime Master ka gjithsejtë 30 kredi/ ECTS, në përfundim të studimeve studenti duhet të plotësojë 120 kredi/ ECTS.
Studimet master kryen në kohëzgjatje prej 1 viti akademik për studentët të cilët kanë përfunduar studimet bazë/bachelor katërvjeçare (4+1).