LIGJËRATË ME AMBASADORIN E KROACISË Z. ZORAN VODOPIJA PËR STUDENTËT E KOLEGJIT ISPE

Ambasadori i Kroacise- Zoran Vodopija

Në kuadër të politikës që studentëve të vet t’ju mundësoj përfitimin e njohurive më të zgjeruara dhe më të detajuara për proceset më aktuale në vend dhe në rajon, Kolegji ISPE angazhohet rregullisht në sigurimin e ligjëratave nga ekspertët të shquar vendor dhe ndërkombëtar.

Nesër (17.12.2014) në Kolegjin ISPE, me fillim nga ora 15:15, Ambasadori i Kroacisë në Kosovë, shkëlqesia e tij, Zoran Vodopija, do të mbajë për studentët e Kolegjit ligjëratën me temën :

“Politika e Jashtme e Kroacisë pas Pranimit të saj në Bashkimin Evropian”

Me këtë rast studentët e Kolegjit ISPE do të kenë rastin që nga një diplomat dhe ekspert i shquar rajonal të informohen rreth proceseve më aktuale rajonale, në të cilat pjesë bënë edhe Kosova.

Ftohen të gjithë studentët e interesuar që të ndjekin këtë ligjëratë në Kolegjin ISPE në ora 15:00.

Comments are closed.