KONKURS PËR PUNËSIM

1 Kolegji ISPE

KONKURS PËR PUNËSIM

Kolegji ISPE bazuar në nenin 35 të Statutit shpall konkurs për punësim në stafin administrativ për pozitën e mëposhtme:

Titulli: Asistente në përkthim të dokumenteve dhe Asistente e Profesorit të Gjuhës Angleze

Numri i pozitave: 1

Vendi i Punës: Kolegji ISPE, Prishtinë

Data për mbylljen e aplikacioneve: 28.10.2014

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkthimi i materialeve të ndryshme nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas;
  • Asistim në mbajtjen e  ligjëratave;
  • Asistim në kurse të gjuhës angleze;
  • Përpilimi i raporteve dhe mbajtja e evidencave të ndryshme për çështje të punës së tyre administrative dhe akademike;
    • Kryerja e detyrave të tjera që i caktohen nga Sekretari i Kolegjit.

Kërkesat/ Kualifikimet profesionale:

  • Diplomë Universitare në nivelin Bachelor ose Master nga Fakulteti i Gjuhës Angleze;
  •  Përvojë pune të paktën 1 ose 2 vjeçare në punë të ngjashme;
  • Aftësi organizative dhe planifikuese;
  • Aftësi për punë të pavarur dhe punë në ekip;
  • Njohuri të gjuhës angleze në shkrim dhe komunikim
  • Aktiv dhe i gatshëm për marrjen e përgjegjësive;
  • I hapur për ide të reja dhe bashkëpunues;
  • Aftësi për kryerjen e detyrave në kohë dhe përballimin e punës;
  • Njohuri të avancuara  të programeve bazë kompjuterike;
  • Të ruajë dhe kultivojë standarde të larta cilësore dhe profesionale;
  • I aftë për të punuar në mënyrë profesionale dhe me integritet të lartë.

 Konkursi është i hapur deri me datë 28.10.2014

Të interesuarit duhet të dorëzojnë të kompletuara në Kolegjin ISPE dokumentet e mëposhtme:

          Formularin e Aplikimit (plotësohet në Kolegjin ISPE);  

          CV;

          Dëshmi mbi kualifikimin;

          Dëshmi  punësimi (nëse ka punuar më herët);

          Dokumente të tjera relevante.

Kandidatët e paraqitur për punësim do të ftohen për intervistë.

Për informata të mëtejshme kontaktoni në:

Kolegji ISPE                                        +381 (0) 38 221 744

Rr. Adrian Krasniqi, nr.9                     +377 (0) 44 674 566

Prishtinë 10000.                                   +377 (0) 44 88 44 22

www.kolegji-ispe.org

Kolegji ISPE

Prishtinë me datë 24.10.2014

Comments are closed.