Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë në Bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësuesit Special të BE-s në Kosovë, edhe këtë vit do të mundësojnë një vizitë studimore për disa ditë në Bruksel, ku studentët do të kenë rastin të vizitojnë Institucionet e ndryshme të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht të bashkëbisedojmë me zyrtarë të niveleve të ndryshme të Bashkimit Evropian për të gjitha temat që janë me interes për studentët, për tu informuar më saktësisht rreth kësaj mundësie të shkëlqyeshme për studentet e Kolegjit e ISPE, studentet e interesuar janë të ftuar që të martën me datë 02.12.2014, ora 12:00 në Sallën nr 2, në Kolegjin ISPE të marrin pjesë në ligjëratën informuese të cilën do ta mbajë zt Alessandro ROTTA, Këshilltarë i Lartë Politik në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së.