LIDERI I VV-SË, ALBIN KURTI NË KOLEGJIN ISPE MBAJTI LIGJËRATË PËR ÇËSHTJET SOCIALE NË KOSOVË

albinkurti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot para studentëve të Kolegjit ISPE mbajti një ligjëratë me temë : Çështjet Sociale në Kosovë.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës gjenden në një mjerim social si pasoj e politikave të gabuara qeveritare.
Ai theksoi se pabarazia është rritur shumë sepse Kosova është bërë Republikë e politikanëve të pasur në kurriz të njerëzve të varfërve.

 

“Pabarazia në Kosovë është rritur shumë për shkak se Kosova është bërë një republikë e politikanëve të pasur, në kurriz të masave të gjëra, gjithnjë e më të varfra.Nga politikat që janë zhvilluar në Kosovën e pasluftës, si në aspektin ekonomik, po ashtu dhe në atë institucional e administrativ, shoqëria kosovare ka qenë nën sulm për shkak se është promovuar rëndësia e pakontestueshme e individit”, theksoi Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes u shpreh se, si pasoj e skamjes dhe varfërësisë, familjes kosovare shumicën e të ardhurave familjare I shpenzojnë për ushqim dhe gjëra tjera të domosdoshme për jetesë, ndërsa vetëm 1 për qind për arsim.

“Familja mesatare kosovare shpenzon afër 38 për qind për ushqim, shpenzon afër 31 për qind për energji dhe strehim dhe rreth 31 për qind për pagesa të tjera, ku përfshihet dhe telefoni, ujësjellësi, kanalizimi dhe shërbime të ndryshme publike. Me ç’rast vetëm afër 1 për qind mbetet për arsimin. Pra, kjo shpërndarje e të ardhurave në familjen kosovare, sipas sektorëve sot tregon shumë për të ardhmen tonë, e cila nuk mund të jetë e ndritur, po nuk ndryshoj jo thjeshtë gjendja, por proceset që na kanë sjellë në këtë gjendje”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se me të ardhurat që kanë qytetarët e Kosovës, nuk përbën një shtet të zhvilluar, por përbën një shtet të pazhvilluar.

“Ne besojmë se Kosova me këtë varfëri e cila është 45 për qind të popullsisë, sa aq njerëz jetojmë më me pak se dy dollar në ditë dhe 18 për qind të tjerë që jetojnë më me pak se një dollar në ditë, nuk përbën një shtet të zhvilluar, por përbën një shtet të pazhvilluar, me mjerim social, i cili me eufemizëm do të mund të quhet shtet në zhvillim”, shtoi ai.

Kurti foli dhe për evazionin fiskal duke pohuar se evazioni fiskal është më i madh tek bizneset të cilat janë të lidhura me politiken.
Ai tha se duhet ndryshuar politikat fiskale në mënyrë që të pasurit të paguajnë më shumë tatime ndaj shtetit ndërsa të varfrit më pak.

Comments are closed.