KONKURS PËR PUNËSIM PËR POZITEN CONTENT MANAGER

Kolegji ISPE shpall konkurs:

Content Manager (1 Pozitë):

Përgjegjësitë për pozitën

– Zhvillon  strategji të përmbajtjes së harmonizuar me objektivat e marketingut afatshkurtër dhe afatgjatë;

– Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe të projektimit për të planifikuar dhe zhvilluar përmbajtjen, stilin dhe paraqitjen e faqes dhe rrjeteve sociale;

– Krijon dhe publikon përmbajtje në web dhe rrjete sociale;

– Redakton, korrigjon dhe përmirëson postimet e publikuara;

– Planifikon, artikulon aktivitet dhe ngjarjet si dhe promovon ato;

– Optimizon përmbajtjen sipas SEO-s;

– Përdorë sistemet të menaxhimit të përmbajtjes për të analizuar trafikun e kontentit ;

– Menaxhon shpërndarjen e përmbajtjeve në kanalet online dhe platformat e mediave sociale për të rritur trafikun në ueb dhe media sociale;

– Zhvillon një kalendar editorial ;

– Siguron një përputhshmëri me ligjin (p.sh. të drejtën e autorit dhe mbrojtjen e të dhënave);

–  Të jetë i përditësuar me zhvillimet dhe krijon ide të reja për të tërhequr vëmendjen e publikut;

Kualifikimet:

– Përvoja e punës si menaxher i përmbajtjes;

– Përvojë me MS Office, CMS dhe WordPress, Adobe Photoshop, Ilustrator, Corel Draw;

– Njohuri themelore teknike për HTML, CSS, PHP, jQuery, JavaScript dhe publikim në internet;

– Njohuri për të analizuar feedback-un e të gjitha aktiviteteve;

– Shkathtësi të shkëlqyera për trafik të SEO-s, web dhe rrjete sociale;

– Shkathtësi të shkëlqyera me mediat sociale;

– Shkathtësi të shkëlqyera në organizimin e photo sesion;

– Njohuri të gjuhën angleze;

– Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës;

– Trajnim për social media marketing;

– Diplomë BSc në Shkenca Kompjuterike, Marketing ose fusha përkatëse (e preferuar)

Si të Aplikoni

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: arben.kosumi@kolegji-ispe.org

Comments are closed.