Dogana e Kosoves / Kolegji ISPE
Të nderuar Studentë,
Ju njoftojmë se Kolegji ISPE në bashkëpunim me Doganën e Republikës së Kosovës shpall konkurs për praktikë pranë Doganës së Kosovës. Ju ftojmë që të aplikoni për këtë praktikë ku mund të përfitoni nga kjo mundësi për të avancuar njohuritë e juaja, një mundësi e shkëlqyshme përvoje dhe të zgjeroni edhe më tutje dijën tuaj. Kushtet për të aplikuar për këtë praktikë janë:
– të jeni student i Kolegjit ISPE
– të keni notë mesatare të studimeve nëntë (9.00)
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni në e-mail në saranda.arifi@kolegji-ispe.org ose drejtohuni zyrës së Karrieres pranë Kolegjit ISPE
Ju mirëpresim
Me respekt
Kolegji ISPE