Kolegji ISPE njofton të gjithë studentët se është përzgjedhur të jetë pjesë e programit i cili implementohet nga organizata Education Unlimited në bashkëpunim me Europazentrum Baden-Württemberg, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Landit Gjerman Baden-Württemberg dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
Projekti në fjalë parashihet të zgjasë për një periudhë 3 vjeqare, gjatë kësaj kohe studentët e Kolegjit ISPE do të kenë mundësinë të jenë pjesë e ligjeratave dhe vizitave studimore të cilat do të zhvillohen në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të njihen me idetë federaliste të Landit të Baden-Württemberg-ut dhe për rëndësinë që ka BE-ja në raport me një shtet federal. Vizita tjetër planifikohet të jetë në Strasbourg të Francës, ku do të vizitohen institucionet e rëndësishme si; Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës.
Qëllimi i këtij projekti është të kuptuarit se a mund të shërbejë pajtimi midis Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore si një model pajtimi për vendet e Evropës Juglindore?
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Kolegjit ISPE.
Kolegji ISPE inkurajon studentët të jenë pjesë e këtij projekti ndërkombëtar.