Kolegji ISPE organizon Trajnime falas për Testin e Maturës Shtetërore

matura-shtetrore

Të nderuar Maturantë,

Njoftohen të gjithë maturantët se Kolegji  ISPE organizon: Trajnime Falas për Provimin e Maturës Shtetërore, në këto trajnime mund të marrin pjesë të gjithë maturantët e shkollave të mesme.

Trajnimet mbahen në objektin e Kolegjit  ISPE në Prishtinë, i cili gjendet afër Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës Zvicerane, Rr. Adrian Krasniqi, Nr.9 ( shiko Hartën e Lokacionit).

aa

Trajnimet do të mbahen prej dates 30 maj deri më 03 qershor 2016 në tri lëndet primare të cilat maturantët do ti kenë në afatin e parë dhe 13 qershor deri me 17 qershor 2016 , për të gjitha lëndët, pyetje nga të cilat lëndë do ti keni në Provimin e dytë të Maturës Shtetërore.

Maturantët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këto trajnime duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre me e-mail ose permes FB, për shkak të akomodimit në grupe, si rezultat i interesimit të madh të maturantëve për pjesëmarrje në këto trajnime.

Pjesëmarrjen mund ta konfirmoni duke klikuar në linkun më poshtë ose duke dërguar e-mail në: info@kolegji-ispe.org

Linku për aplikim : http://goo.gl/forms/nXw9lOJmFn


Emri:

Mbiemri:

Shkolla:

Drejtimi:

Komuna:

Nr.Tel:

E-maili:

Maturantët duhet ti dërgojnë të plota dhe të sakta të dhënat e tyre për shkak të informimit me orarin e saktë të mbajtjes së trajnimeve të maturës.

Konfirmimin po ashtu mund ta bëni duke telefonuar apo duke dërguar sms në numrat tanë të

telefonit:

038/ 221- 744

045/ 700- 744

Apo edhe duke na vizituar në objektin e Kolegjit  ISPE çdo ditë pune nga e Hëna deri të Shtunën , nga ora 09:00 deri në ora 20:00.

Pjesëmarrjen mund ta konfirmoni duke na shkruar edhe në FaceBook(mesazh):

Kolegji ISPE: https://www.facebook.com/kolegji.ispe

Së shpejti do të njoftoheni për orarin e saktë të trajnime të maturës për të gjitha lëndët të cilat do të jenë pjesë e pyetjeve në Testin e Maturës Shtetërore.

Orari i trajnimeve do të publikohet së shpejti edhe në ueb-faqen zyrtare të Kolegjit  ISPE në:www.kolegji-ispe.org

Po ashtu edhe në Facebook në:

Kolegji ISPE: https://www.facebook.com/kolegji.ispe

Afati i fundit për konfirmim të pjesëmarrjes në trajnimet për Maturë Shtetërore është:

Dt. 28 maj 2016, e Shtunë, Ora; 18:00.
Maturantët të cilët do të shënojnë suksese në këto trajnime do të jenë përfitues të shumë bursave dhe zbritjeve për studime universitare të cilat i ofron Kolegji  ISPE për të gjithë maturantët.

JU LUTËM SHPERNDAJENI TEK TË GJITHË MATURANTËT!

JU MIRËPRESIM!

KOLEGJI  ISPE

Comments are closed.