Kolegji ISPE organizon trajnime Falas për Provimin e Maturës Shtetërore

Të nderuar Maturantë,
Njoftohen të gjithë maturantët se Kolegji ISPE organizon: Trajnime Falas për Provimin e Maturës Shtetërore, në këto trajnime mund të marrin pjesë të gjithë maturantët e shkollave të mesme.
Trajnimet mbahen në objektin e Kolegjit ISPE në Prishtinë, i cili gjendet afër Ministrisë së Arsimit dhe Ambasadës Zvicerane, Rr. Adrian Krasniqi, Nr.9 ( shiko Hartën e Lokacionit).
Trajnimet do të mbahen prej datës 23 Maj deri më 28 maj 2018 në tri lëndët primare të cilat maturantët do ti kenë në afatin e parë të testit të maturës
Maturantët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këto trajnime duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre me e-mail ose përmes FB, për shkak të akomodimit në grupe, si rezultat i interesimit të madh të maturantëve për pjesëmarrje në këto trajnime.
Pjesëmarrjen mund ta konfirmoni duke dërguar një e-mail në: info@kolegji-ispe.org ose në faqen e FB https://www.facebook.com/kolegji.ispe/
Emri:, Mbiemri:, Shkolla:, Drejtimi:, Komuna:, Nr., Tel: dhe E-maili:
Maturantët duhet ti dërgojnë të plota dhe të sakta të dhënat e tyre për shkak të informimit me orarin e saktë të mbajtjes së trajnimeve të maturës.
Konfirmimin po ashtu mund ta bëni duke telefonuar apo duke dërguar SMS në numrat tanë të telefonit:
038/ 221- 744
045/ 700- 744
Apo edhe duke na vizituar në objektin e Kolegjit ISPE çdo ditë pune nga e Hëna deri të Shtunën , nga ora 09:00 deri në ora 20:00.

Orari i trajnimeve do të publikohet së shpejti edhe në ueb-faqen zyrtare të Kolegjit ISPE në:www.kolegji-ispe.org
Po ashtu edhe në Facebook në:
Kolegji ISPE: https://www.facebook.com/kolegji.ispe
Afati i fundit për konfirmim të pjesëmarrjes në trajnimet për Maturë Shtetërore është:
Dt. 22 maj 2018, e MARTE, Ora; 18:00.
Maturantët të cilët do të shënojnë suksese në këto trajnime do të jenë përfitues të shumë bursave dhe zbritjeve për studime universitare të cilat i ofron Kolegji ISPE për të gjithë maturantët.
JU LUTËM SHPERNDAJENI TEK TË GJITHË MATURANTËT!
JU MIRËPRESIM!
KOLEGJI ISPE

Comments are closed.