KOLEGJI ISPE NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME SINDIKATËN E PAVARUR TË DOGANAVE TË KOSOVËS

Sindikata e Doganave

Sot kemi arritur një marrëveshje të jashtëzakonshme bashkëpunimi me Sindikatën e Pavarur të Doganave të Kosovës (SPDK), ku Kolegji ISPE dhe SPDK do të kenë një mori fushash bashkëpunimi dhe përfitues kryesorë do të jenë pjestarët e Doganave të Kosovës dhe familjarët e tyre.

Disa prej fushave të bashkëpunimit do të jenë:

– Kolegji ISPE i ofron anëtarëve të SPDK-së dhe familjarëve të tyre mundësi studimi në të gjitha programet bachelor që ofron Kolegji ISPE me një tarifë zbritjeje prej 47%.
– Kolegji ISPE i ofron anëtarëve të SPDK-së dhe familjarëve të tyre mundësi studimi në të gjitha programet master që ofron Kolegji ISPE me një tarifë zbritjeje prej 44%.
– Kolegji ISPE ofron studime pa pagesë për fëmijët e doganierëve të rënë në detyrë.
– Kolegji ISPE i ofron anëtarëve të SPDK-së qasje në biblotekën e Kolegjit pa pagesë, këtu përfshihet qasja edhe në biblotekën elektronike dhe atë të NATO-s e cila është e vetmja në Rajon.

– Kolegji ISPE i ofron anëtarëve të SPDK-së kurse të gjuhës angleze, gjermane dhe frënge pa pagesë.

– Kolegji ISPE do të mbështesë profesionalisht SPDK-në me stafin e vet akademik për trajnime dhe ligjërata të ndryshme kurdo që e vlerëson kjo e fundit.
– SPDK informon anëtarët e saj për mundësitë dhe benefitet që ofron Kolegji ISPE për të studiuar aty.

Gjithashtu vlen të ceket që Doganat e Kosovës tash e tutje do të mundësojnë praktika për studentët e Kolegjit ISPE, një mundësi e jashtëzakonshme për ngritjen profesionale të studentëve tanë.

Këto janë pikat kryesore të marrëveshjes që kemi arritur me SPDK-në, ne urojmë që ky fillim i bashkëpunimit me Sindikatën e Doganave të Kosovës do të jetë një mundësi e shkëlqyer që të gjithë anëtarët e saj të përfitojnë nga mundësitë që ofron Kolegji ISPE.

Comments are closed.