Teatri i TV Klan Kosovës sot ishte i mbushur me studentë të Kolegji ISPE për të ndjekur ligjëratën me shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare.
Kadare për një orë dialogoi me studentët dhe të pranishmit e tjerë mbi jetën e tij, letërsinë, shqiptarët, digjitalizimin e shqetësimet që ka sot bota si terrorizmi, lufta në Siri etj.
Në këtë ligjëratë në të cilën përveç studentëvë të Kolegjit ISPE morën pjesë shkrimtarë të tjerë, gjithashtu në rolin e bashkëbiseduesit kryesorë ishte edhe rektori i Kolegjit ISPE z. Avni Mazrreku.
Në fund të këtij debati në emër të Kolegjit ISPE z. Avni Mazrreku nderoi me një mirënjohje z.Ismail Kadare “Për rolin dhe kontributin e tij të veçantë në ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e vlerave evropiane të shqiptarëve”.