Me datën 28 Janar 2017 Kolegji ISPE ishte i ftuar nderi në Konferencën Rinore Mbarëshqiptare më të madhe të organizuar ndonjëherë dhe të parën në Luginën e Preshevës, ku u diskutua për rolin politik, ekonomik, social dhe kulturor të të rinjve në gjitha trevat shqiptare.
Aty u diskutua edhe mbi perspektivën e të rinjve në Luginë në aspektin arsimor dhe mundësitë që ata i kanë për të studiuar në Kosovë apo Shqipëri.
Kolegji ISPE ishte i vetmit institucion arsimit të lartë që kishte një plan program të qartë për të rinjtë e Luginës së Preshevës.
Ata ndanë një numër të konsideruar të bursave për vitin akademik 2017/18.
Ky është hapi i parë konkret i ndërmarrë nga një institucion arsimor në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, kur dihet se kuotat për pranimin e studentëve nga ky rajon është jashtëzakonisht diskriminues dhe jo i arsyeshëm nga Universiti Publik si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, gjë kjo që ju pamundëson studentëve të ardhshëm nga këto treva që të arrijnë të vazhdojnë studimet në programet e tyre të preferuara e pikërisht kjo pamundësi po i detyron ata që të braktisin vendbanimet e tyre për të kërkuar një jetë më të mire në shtetet e perëndimit.
Këto bursa do të shpërndahen në bazë të meritokracisë, pra suksesit që nxënësit kanë arritur përgjatë shkollimit të tyre të mesëm.
Ky nuk do të jetë hapi i pare dhe i fundit i ndërmarrë nga Kolegji ISPE pasi që ky Kolegj ka krijuar një platformë të veçantë për studentët nga Bujanovci, Presheva dhe Medvegja.
Në një prononcim të shkurtër nga ta kuptuam që ky institucion i arsimit të lartë shumë shpejtë do të filloj me mbajtjen e trajnimeve nga sfera të ndryshme prej programeve që ata i ofrojnë për t’i njoftuar nga afër nxënësit e këtij rajoni se çka ata mund të përfitojnë nga ardhja e tyre për të vazhduar studimet në Kolegjin ISPE.
Pra ky hap i ndërmarrë është i pari konkret i llojit të tillë për të rinjtë shqiptarë, për bashkëkombësit tanë që jetojnë matanë kufirit me Serbinë.