Kolegji ISPE dhe Universiteti i Heidelbergut Organizojnë Program të Përbashkët për Semestrin Veror

webheid

Kolegji ISPE, në bashkëpunim me Universitetin e Heidelbergut në Gjermani, do të organizoj edhe në vitin akademik 2014/15 programin e përbashkët në semestrin veror të këtij viti akademik. Programi do të realizohet gjatë muajve prill, maj dhe qershor.

Programi i sivjetshëm, sylabusi i së cilit është titulluar “International Post-Conflict Peacebuilding: Lessons from Kosovo” i fokuson përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në krijimin e kushteve për rikthimin e paqes në vendet që ishin të përfshira në luftë, ndërsa si rast i studimit është përzgjedhur Kosova dhe angazhimi ndërkombëtar në rikthimin e paqes në vendin tonë.

Ky është viti i tretë me radhë që Kolegji ISPE për studentët e vet organizon studimet të përbashkëta një-semestrale me Universitetin Heidelberg.

Programi do të drejtohet nga Prof. Dr. Sebastian Harnisch, i cili është edhe drejtues i Institutit të Shkencave Politike në Universitetin e Heidelbergut, ndërsa në procesin e ligjërimit do të përfshihet edhe Nikolaus Rentrop, M.A. nga Universiteti i Heidelbergut.

Të gjithë studentët, që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë program, duhet të paraqiten te kolegia Rina Hajdari, koordinatore e programit të përbashkët pranë Kolegjit ISPE (E-mail: rina.hajdari@kolegji-ispe.org, tel: 038 221 744).

Afati për paraqitje është 15 mars 2015.

Nga kandidatët e përzgjedhur do të kërkohet angazhim intensiv, pjesëmarrja e rregullt dhe përmbushja e zotimeve të marra për kryerjen e prezantimeve, që do të paraqiten në fund të programit të përbashkët.

Të gjithë studentët pjesëmarrës të këtij programi do të përfitojnë nga 12 ECTS, nëse tregohen të suksesshëm në kryerjen e detyrave përkatëse gjatë programit.

Kushtet dhe kriteret për aplikim janë: njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të folur dhe në shkrim; nota mesatare 8.5; njohuria paraprake për temën kryesore të projektit; gatishmëri për të punuar në grup dhe në ambient shumë-etnik dhe shumë-kulturor.

Programi do të fillojë me trajnime intensive të gjuhës angleze me Prof. Shaun Hughes.

Comments are closed.