Kolegji ISPE dhe Universiteti Heidelberg Organizojnë Programin e Përbashkët Veror

heidel puntori

Kolegji ISPE, në bashkëpunim me  Ruprecht-Karls University Heidelberg në Gjermani, organizon edhe në vitin akademik 2015/2016 programin e përbashkët shkencor.

Programi ka filluar të realizohet më datë 07 Mars, me ligjëratat që Nikolaus Rentrop, M.A. i mban për studentët e përzgjedhur të Kolegjit ISPE. Kjo fazë e programit të përbashkët ka për qëllim që t’i përgatis studentët e Kolegjit për pjesën e dytë të programit, kur ata do të bashkohen me studentët e Universitetin Heidelberg.

Programi i sivjetshëm, sylabusi i së cilit është titulluar “Menaxhimi i Pas Luftës Ndërkombëtar në Ballkan” (International Post-Conflict Management on the Balkans) i fokuson përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në krijimin e kushteve për rikthimin e paqes në vendet që ishin të përfshira në luftë në Ballkan, ndërsa si rastin e studimit e ka përzgjedhur Kosovë dhe angazhimin ndërkombëtar në rikthimin e paqes në vend.

Ky është viti i katërt me radhë që Kolegji ISPE për studentët e vet organizon studimet të përbashkëta në kuadrin e punëtorisë së përbashkët me Universitetin Heidelberg.

Programi drejtohet nga Dr. Avni Mazreku, Prof. Dr. Sebastian Harnisch dhe Nikolaus Rentrop, M.A.

Kandidatëve të përzgjedhur nga Kolegji ISPE për të vijuar punëtorinë e përbashkët me Universitetin e Heidelbergut ju dëshirojmë shumë suksese në vijimin e ligjëratave dhe bërjen e prezantimeve, që do të paraqiten në fund të programit të përbashkët.  

PËR FACEBOOK

Kolegji ISPE dhe Universiteti Heidelberg Organizojnë Programin e Përbashkët Veror

Comments are closed.