Këshilli i ISPE-së ka mbajtur në Prishtinë të martën, më 14 prill 2015, takimin e rregullt në të cilin ka aprovuar raportin për zhvillimin dhe performancën e deritanishmme akademike të Kolegjit.
I drejtuar nga kryetari, gjenerali Karl-Heinz Lather, Këshilli i ISPE-së ka konstatuar se Kolegji i ka përmbushur deri më tash të gjitha objektivat strategjike në rritjen e ekselences akademike dhe edukimit cilësor. Në këtë mënyrë, sipas Këshillit, Kolegji i ka rruajtur dhe kultivuar standardet e larta të përsosmërisë në të gjitha programet akademike.
Duke e përkrahur qëllimin që Kolegji me programe të veta akademike dhe me edukim cilësor të bëhet një nga institucionet lidere në vend dhe rajon, Këshilli i ISPE-së e ka inkurajuar menaxhmentin dhe stafin që të vazhdojnë angazhimin në përmbushjen e suksesshme të misionit të Kolegjit.