Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, do të vizitoj të mërkurën, më 30 Mars, dhe të enjtën, më 31 Mars, Kolegjin ISPE.
Në kuadër të programit të vizitës së tij dyditore në Kolegj, është paraparë që Ekselenca e Tij të takohet me menaxhmentin e Kolegjit dhe të njihet për programet dhe aktivitetet e Kolegjit.
Po ashtu, është paraparë që Z. Moisiu të mbaj për studentët dhe stafin akademik një cikël ligjëratash që kanë të bëjnë me kontekstin aktual të sigurisë në rajon pas sulmeve terroriste në Bruksel, si dhe sfidat që shtrohen përpara Kosovës dhe Shqipërisë në këtë aspekt.
Për kohën dhe ditën e ligjëratave do të njoftoheni më vonë.
Këshilli Drejtues ka marrë vendim që Zotit Moisiu t’ia ndaj çmimin Doctor Honoris Causa për kontributin e tij të çmuar në avancimin e pozitës e të gjithë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare; transicionin e Republikës së Shqipërisë drejt një shoqërie moderne, demokratike dhe të orientuar drejt integrimeve Euro-Atlantike, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet të shtetit të pavarur të Kosovës.
Ndarja e çmimit do të bëhet të mërkurën, më 30 Mars.