Me datë 14 Nentor 2016, Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi shtroi një darkë pune për nder të Gjeneral Klaus Reinhardt. Në takim morën pjese edhe Ministri i Punëve të Jashtme z.Enver Hoxhaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Blerand Stavileci si dhe anëtarët e Këshillit të Kolegjit ISPE, Gen. Karl Heinz Lather, Prof. Dr. Bengt Beutler, Gen. Volker Halbauer dhe Dr. Avni Mazrreku. Në takim u diskutua për progresin e arritur në Kosovë, perspektivën e zhvillimit ekonomik, si dhe situatën e përgjithshme të sigurisë dhe atë politike në rajonin e Ballkanit.
Presidenti gjithashtu shprehu gadishmërinë e tij për të mbajtur një ligjëratë me studentët e Kolegjit ISPE.