A doni të merrni pjesë në punën e parlamentit të Gjermanisë për pesë muaj?
Bundestagu Gjerman shpërndan çdo vit bursa për absolventa (Bursat Ndërkombëtare të Parlamentit – IPS), që janë të interesuar për t’i thelluar njohurit për politikë.
Bursat Ndërkombëtare të Parlamentit janë të parapa për studentët absolvent me kualifikim të lartë dhe me interes politik, të cilët kanë vullnetin për t’u kthyer pas përfundimit të programit në atdhe, për të inkuadruar atje në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi në ndërtimin e së ardhmes demokratike të vendit të tyre.
Bundestagu Gjerman u jep të rinjve mundësinë, që gjatë një veprimtarie prej pesë muajsh (15 javësh) pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut Gjerman, të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, si dhe që të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare.
Programi, që organizohet së bashku me Freie Universität Berlin, Humboldt-Universität Berlin dhe Technische Universität Berlin, zgjatë nga 1 marsi der më 31 korrik, ndërsa dokumentat e aplikimit mund të dorëzohen deri më 30 qershor në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
Bursistët zgjidhen nga një komision i pavarur seleksionues i Bundestagut Gjerman.
Kushtet:
nënshtetësi kosovare
studime të përfunduara universitare
njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane
njohuri të politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane
mosha deri në 30 vjeç në kohën e fillimit të programit
Bursa përfshinë: 500 EURO në muaj, strehimin falas, shpenzimet e mbuluara për sigurimin shëndetësor dhe udhëtimin.
Ju rikujtojmë edhe një herë: data e fundit për aplikimet është 30 qershor.
Informacione më të detajuara mund t’i mësoni në Ambasadën Gjermane në Prishtinë: http://www.pristina.diplo.de/ , ose në Bundestagun Gjerman:www.bundestag.de/ips