Eksperti i njohur për siguri nga Sllovenia, Dušan Marinčič, do të mbaj javën e ardhshme (30 dhjetor – 4 dhjetor ) një seri ligjëratash për studentet e Kolegjit ISPE për çështjet më aktuale nga lëmi i sigurisë dhe impakti i tyre mbi proceset bashkëkohore shoqërore, nëpër të cilat po kalon rajoni dhe vendet e tij.
Ligjëratat e profesorit Marinčič do të mbahen në Kolegjin ISPE nga e hëna (30 dhjetor) deri të premten (4 dhjetor) nga 10.00 deri në ora 12.00 dhe nga 17.15 deri në ora 19.15. Përjashtimi i vetëm nga ky orar do të jetë të premten, më 4 dhjetor, kur ligjëratat do të mbahen vetëm paradite.
Ftohen të gjithë studentët e programeve MA Studime të Sigurisë, BA Studime të Sigurisë III, MA Studime Evropiane I, MA Studime Evropiane II që të marrin pjesë në ligjëratat e profesorit Marinčič, sepse ato të konsiderohen si të obligueshme dhe pjesë e syllabuseve të programeve të tyre akademike. Po ashtu, edhe ligjëruesit e këtyre programeve inkurajohen që të marrin pjesë në ligjëratat e profesorit Marinčič.
Përkthim konsekutiv do të ofrohet në të gjitha ligjëratat.