Drejtori i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa mbajti ligjëratë për studentët e ISPE-së

agronmustafa

Sfidat,transformimi i imazhit të kompanisë Vala dhe ristrukturimi organizativ i saj, sot ishte përmbajtja e ligjëratës që para studentëve të Kolegjit ISPE mbajti Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës Z. Agron Mustafa.

Duke filluar me rolin e perceptimit si koncept, z. Mustafa shtoi se është punuar mjaft që ky perceptim i mëherëshëm I Valas si kompani publike nga vitet e pas luftës deri më tani të ndryshohet. Ai gjithashtu shtoi se Vala ka arritur pikat më të larta të suksesit duke shtuar mbi 200 mijë konsumatorë të rinjë dhe duke mbajtur primatin e liderit sa i përket numrit të klientëve të saj, numër i cili arrinë në 1 milion e dyqindmijë.

Prej arritje të mëdha të kompanisë u përmend edhe ndryshimi i imazhit të kompanisë Vala e cila sipas tij ka arritur që të ndryshohet përgjatë këtyre dy viteve sa ai është në detyrën e drejtorit. Ndryshimi i imazhit sipas tij ka bërë që Vala të kthehet nga diçka që ka qenë e vjetër në diçka pozitive dhe atraktive për klientët e saj.

Kodi telefonik ishte prej arritjeve të mëdha që u përmend nga Drejtori Mustafa në këtë ligjëratë, sipas tij ky i fundit ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe si i tillë është një kod gjeografik dhe kod shtetëror.

Në këtë ligjëratë gjithashtu u përmendën edhe sfidat aktuale si rezultat i teknologjisë bashkëkohore, më konkretisht të aplikacioneve të tilla mobile si Viber, WhatsApp, të cilët sipas Drejtorit Mustafa mbesin një sfidë sa i përket gjenerimit të hyrave për kompaninë Vala. Në këtë rast u përmend edhe përdorimi masovik I aplikacionit mobil Viber, i cili përdoret në një masë enorme nga qytetarët e Kosovës. Bashkëbisedimi që Drejtori Mustafa bëri me studentët e Kolegjit ISPE nxorri në pah humbjet e përllogaritura nga Viber të cilat janë afër 60 milion euro në vit.

I pari i Valas përmendi edhe përkrahjen ndaj sportistëve që ata kanë ofruar si kompani, në veçanta përmendi mbështetjen ndaj xhudistes Majlinda Kelmendi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Comments are closed.