Punimi i diplomës shënon përfundimin e një eksperience individuale hulumtuese gjatë së cilës
shfrytëzohen të dhëna të ndryshme si burime primare dhe sekondare përfshirë analiza, raporte,
revista shkencore, libra dhe dokumente të ndryshme produkt i një pune të vërtetë hulumtuese.
Qëllimi kryesor i punimit të diplomës është që të dëshmojë aftësitë e studentit për të kryer
hulumtime në një fushë të caktuar, të demonstrojë aftësitë e studentit për të fituar njohuri
rreth fushës të cilën hulumton, si dhe rreth formulimit të metodave të kërkimit dhe përdorimin
efikas të tyre, gjetjen e burimeve relevante të informatave, zhvillimin e aftësive të të shkruarit
dhe të konkluduarit.
Po ashtu, punimi i diplomës synon të demostrojë aftësitë analitike të studentit, aftësitë e tij për
të integruar perspektivat teorike me materiale të ndryshme, për të shprehur një qëndrim të
caktuar profesional. Në punimin e diplomës studenti zhvillon dhe ofron zgjidhje të bazuara në
evidenca empirike, identifikon dhe strukturon probleme të reja, prezanton ide dhe teori të reja.
Me përfundimin e shkrimit të punimit të diplomës, studenti i nënshtrohet një mbrojtje publike
të temës së tij, ku nëpërmjet prezantimit paraqet një rezyme të detajuar të trajtimit të çështjes,
parimeve dhe teknikake të përdorura.
Manuali për punimin e temës së diplomës (Shkarko)
Ky manual përmban një tërësi udhëzimsh për procedurat e përgatitjes, të udhëheqjes, të
monitorimit, të prezantimit dhe të vlerësimit të punimit të diplomës.