Dokumentet

Kolegji ISPE si institucion i arsimit te lartë është i themeluar dhe funksionon në pajtim me ligjin për Arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, statutin e Kolegjit ISPE dhe aktet e tjera të brendshme.

Kolegji ISPE e ushtron aktivitetin e tij bazuar në politikat për një arsim të zhvilluar dhe cilësor dhe me vizion për të ardhmen. Vepron në pajtim të plotë me misionin e arsimit të lartë në Kosovë dhe me parimet e Deklaratës së Bolonjës dhe me qëllim që të ofrojë studime të krahasueshme, të pajtueshme dhe koherente me institucionet evropiane të arsimit të lartë.