Në praninë e shumë studentëve, prindërve dhe mysafirëve të ndryshëm Kolegji ISPE ka mbajtur sot një ceremoni madhështore për të shënuar përfundimin e sukseshëm të studimeve për studentët e Kolegjit ISPE.Kjo ceremoni e cila ka shënuar përfundimin e sukseshëm të studimeve të gjeneratës së pestë me rradhë, gjenerata të cilat janë përcjellur nga Kolegji ISPE nga të cilat kanë dalur profesionist të fushave të ndryshme ishte e dalluar nga të tjerat për faktin se u përmend progresi dhe suksesi i Kolegjit ISPE që nga themelimi e tij dhe deri më tani kur po përcjellet edhe gjenerata e pestë e studentëve të cilët po dalin të përgaditur dhe të gatshëm për tregun e punës..
Në këtë ceremoni që u përcjellë me fjalime studentësh dhe profesorësh të Kolegjit ISPE për një fjalë rasti para të ftuarve folën edhe anëtarët e Këshillit të Kolegjit ISPE dhe të cilët në cilësinë e profesorëve dhe anëtarëve të Këshillit të Kolegjit ISPE u shprehen për përvojat e tyre personale dhe profesionale për ngritjen e Kolegjit ISPE si dhe përvojën e ngritjes dhe rimëkëmbjen e vendit pas luftës e cila paraqit para shumë të ftuarve nga Gen.Volker Halbauer.
Vlen të përmendin në veqanti fjalën e Gjeneralit Gjerman Volker Halbauer i cili njëkohësisht ishte edhe një prej komandatëve të KFOR-it i cili gjatë fjalës së tij përmendi sfidat e sigurisë sot në botë mirëpo nga ana tjetër ju sygjeroj studentëve që t’a ndërtojnë Kosovën fillimisht dhe pastaj Evropën me dije, inovacion dhe lundrim në botën e librave.
Përveç Gjen.Halbauer fjalime mbajtën edhe rektori i Kolegjit ISPE z.Avni Mazrreku, si dhe anëtari i Këshillit të Kolegjit ISPE z. DR. HC Bengt Beutler.
Fjalime mbajtën edhe studentët tanë Arbër Rama dhe Ramush Aliaj të cilët treguan para shumë të fturave përvojën e të qenurit studentë të Kolegjit ISPE, si dhe theksuan përgatijen profesionale dhe arsimore që ata kanë fituar gjatë tri viteve studim në Kolegjin ISPE.
#StudimeEvropianepërtëArdhmeEvropiane