Studime të Sigurisë ( MA )

masiguriKy është një program i cili mbështetet në standardet e arsimit të lartë si dhe të arriturat dhe debatet më bashkëkohore të studimeve të sigurisë. E gjithë kjo me qëllim që të studentët të aftësohen në lëmin e studimeve të sigurisë, duke ju ofruar një perspektivë më të avancuar të fenomenit të sigurisë, në mënyrë që të prodhojë kuadro cilësore dhe të mirëfillta për t’i shërbyer tregut në zhvillim të sektorit të sigurisë. Sot, në Evropën e bashkuar dhe të integruar është e pamundur që studentët krahas studimit të së drejtës dhe shkencave politike të mos kenë njohuri për debatin bashkëkohor lidhur me studimet e sigurisë, sistemet e sigurisë kombëtare apo edhe për kërcënimet ndërkombëtare të sigurisë, si dhe terrorizmin e krimin e organizuar.

Prandaj Kolegji ISPE e ka hartuar këtë program duke i marrë parasysh edhe lëndët e shkencave politike dhe drejtësisë, por duke u përqendruar në multi-dimensionalitetin e studimeve të sigurisë. Plani dhe programi i Departamentit për Studime të Sigurisë – Master ka komplementuar dhe avancuar programin e studimeve themelore. Kolegji ISPE, për zbatimin të mirëfilltë të këtij programi, ka ndërtuar këtë plan dhe program të përbashkët (Join Curiculum) me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Regensburgut në Gjermani në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit me këtë universitet.

 

 

 

Semestri I;
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Aftësitë Studiuese dhe Metodologji e Hulumtimit   Obligative      3+2  7        Syllabus
Sistemi i Sigurisë Kombëtare   Obligative      3+2  7       Syllabus
Studime Bashkëkohore të Sigurisë   Obligative      2+2 6       Syllabus
Sistemi Politik dhe i Sigurisë i BE-së   Obligative      2+1 5       Syllabus
Paqja dhe Siguria Zgjedhore       2+1 5      Syllabus
Kriminologjia  Zgjedhore       2+1 5      Syllabus
Politikat Publike  Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Semestri II 
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Siguria Ndërkombëtare   Obligative      3+2 7        Syllabus
Menaxhimi Strategjik i Projekteve   Obligative      3+2 7       Syllabus
Krimi i Organizuar   Obligative      2+2 6       Syllabus
Organizatat Ndërkombëtare   Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Media dhe Komunikimi   Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia   Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Procesi i shtet ndërtimit   Zgjedhore      2+1 5      Syllabus
Semestri III
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Mbikëqyrja e Sektorit të Sigurisë   Obligative      2+1  5        Syllabus
Shërbimet Private të Sigurisë   Obligative      2+1  5       Syllabus
Menaxhimi i Krizave   Obligative      2+1 5       Syllabus
Terrorizmi   Obligative      2+1 5       Syllabus
Shërbimet Informative dhe Spiunazhi   Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Politikat Krahasuese në Aspektin e Sigurisë   Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Politika e Jashtme dhe Diplomaci   Zgjedhore      2+1 5       Syllabus
Semestri IV-të
Lënda   Statusi  Fondi i Orëve  ECTS       Syllabuset
Tema e DIplomës   Obligative       30        Syllabus

Comments are closed.