Kolegji ISPE sot (16.09) në mënyrë madhështore organizoi ceremoninë e diplomimin për gjeneratën e dytë të Studentëve të Fakultetit të Studimeve të Integruara Evropiane, Bachelor dhe Master si dhe gjeneratën e parë të Fakultetit të Studimeve të Sigurisë.
Ceremonia u mbajt në Sallën e Kuqe të qytetit, ndërsa ishte një ditë e paharrueshme për studentët dhe familjarët e tyre, të cilët së bashku festuan suksesin e arritur në këtë tempull të diturisë.
Në këtë ceremoni, përpos familjarëve e dashamirëve, studentët i nderuan edhe profesorët nga Universiteti i Bremenit, universiteteve tjera evropiane dhe profesorët vendor.
Rektori i Kolegjit ISPE, Avni Mazrreku në porosinë e tij, një falënderim të veçantë u drejtoi familjarëve, të cilët sipas tij, edhe në këtë kohë krize ekonomike po sakrifikojnë për edukimin e brezave të rinj.
Ai tha se, studentët e diplomuar kanë pasur rastin të studiojnë dhe të marrin njohur nga profesor më eminent të universiteteve evropiane si dhe atyre vendor.
“Studimet e integruara evropiane dhe ato të sigurisë janë një fushë e re e studimeve në Kosovës. Ju keni pasur rastin të merrni mësime nga profesorët të cilët vijnë nga universitetet elitare gjermane si: Prof. Dr Bengt Beutle, gjeneralët gjerman, Karl Heinz Lather, Klaus Reinhardt etj. Falënderoj edhe stafin vendor I cili ka dhënë një kontribut të cmueshëm deri në diplomimin tuaj”, deklaroi Mazreku.
Ai tha se, sikurse gjenerata e parë, ashtu edhe e dyta janë një resurs i çmueshëm për shtetin e Kosovës dhe integrimin e tij në strukturat euro-antlanike.
“Kam besim të plotë se ju do të keni një karrierë të suksesshme dhe do të jepni kontributin tuaj profesional për ta ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, theksoi Mazrreku.
Ndërkaq, anëtari i Kolegji ISPE, Klaus Reinhardt tha se, ndjehen krenar me studentët e diplomuar.
“Sot është dita juaj dhe nuk ka qenë i lehtë ky rrugëtim. Gjatë këtij itinerari keni pasur shumë sakrifica, ndonjë herë vështirësi për ti dhënë përgjigje profesorëve, ndonjëherë vështirësi financiare ndoshta, por në fund ja keni arritur me vetëbesim që kryeni këtë mision mjaftë të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Nëse mendoni se gjithçka përfundon këtu sa I përket jetës akademike, e keni gabim. Ju duhet të vazhdoni studimet tuaja për një karrierë të begatë dhe të suksesshme”, deklaroi Reinhardt.
Fjalimet e profesorëve si dhe të studentëve për kujtimet e bukura , gjuajta e kapelave si traditë, u shoqëruan me shumë duartrokitje dhe brohoritje nga miqtë dhe familjarët.
Ata që kanë marrë pjesë në këtë ceremoni dinë krenarinë dhe eksitimin që godet një të diplomuar kur ai ec para të pranishmëve në sallë, në skenën e madhe, e cila nuk përsëritet dy herë në jetë.